VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IRINA SHAYK ANKOHET - MË OFROHEN VETËM ROLE TË NEVERITSHME

E Premte, 07.04.2014, 07:59am (GMT1)



Irina Shayk ka pozuar topless për numrin e ri të revistës "˜Maxim' dhe ka folur për fillimin e karrierës së saj si aktore.

Irina Shayk është njëra nga modelet më të famshme në botë, e cila ka pozuar për çdo publikim nga "˜Sports Illustrated deri te "˜Vogue'.

Supermodelja ruse 28-vjeçare do me çdo kusht të hyjë edhe në botën e aktrimit, por tregon për revistën se kjo është pak e vështirë, pasi është ankuar se asaj i ofrohen vetëm rolet e prostitutave ose kameriereve.

Ajo ka treguar: "˜Sa herë që marr ndonjë skenar, është ose kameriere ose prostitutë.. Nuk po them që nuk mund të bëja një prostitutë të mirë, apo kameriere, ju e dini..'

Faktikisht Irina nuk do bënte keq në asnjë nga këto role, por do që të merret si aktore serioze, ndërsa roli i parë i saj është tek filmi "˜Hercules' ku do të luajë të dashurën e aktorit The Rock.

Gjithsesi, ajo nuk ankohet për punën si modele, duke thënë se e ka ndihmuar shumë financiarisht dhe e kanë bërë shumë të lumtur shumat e majme të parave që ka marrë duke i shpenzuar pa kriter.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.