E Premte, 03.29.2024, 01:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
BIHTERI PA FAT EDHE NË JETËN REALE - I FEJUARI ANULON MARTESËN

E Djelë, 07.06.2014, 05:55pm (GMT+1)


TURQI - Personazhi te telenovela "Dashuri e ndaluar" përzë nga shtëpia partnerin e saj, çiftit të famshëm po i mbarohen edhe paratë. Në fund të muajit shkurt të këtij viti, pas një lidhjeje dashurie dyvjeçare, vendosën që të martohen dhe deklaruan se ajo datë do të ishte 20 prilli i vitit të ardhshëm. Por, siç duket, data e caktuar është anuluar dhe dasmë për momentin nuk do të ketë dhe ky vendim i ka çuditur të gjithë fansat e aktores Beren Saat dhe producentit Kenan Dogulu, ndërsa mediat turke mundohen të zbulojnë se cila është arsyeja që Kenan ka vendosur që të shtyjë datën e martesës. Në një nga prononcimet e tyre thuhet se arsyeja e kësaj zgjatjeje është se Cenan, motra e Kenanit, do të martohet në fund të këtij muaji, por më anë tjetër familjarët e tyre tregojnë se çifti ka pasur shumë mundësi që të organizojnë dhe dasmën e tyre për në prill dhe se në këtë drejtim nuk i ka penguar asnjë gjë.

Bihter u bë xheloze për femra të tjera

Beren tashmë kishte porositur vellon e bardhë, ishte rezervuar salla e ceremonisë, dekorimi i sallës, ndërsa kishte filluar edhe përgatitja e ftesave për mysafirët. Në një bisedë për revistat turke, një person shumë i afërt me çiftin ka hapur zemrën, duke treguar se Kenan dhe Beren kohët e fundit kanë jetuar si macja dhe miu. "E gjitha kjo është bërë për shkak të afërsisë së madhe të Kenanit me fanset e tij. Ajo ka një kohë të gjatë që e toleron këtë gjë dhe, siç duket, e ka humbur durimin. Kupa ishte mbushur në një nga intervistat e fundit të Dogulu në një emision shumë të popullarizuar. Mysafire krah Kenanit ka qenë edhe një modele e njohur turke, e cila kohë më parë kishte flirtuar me Kenanin, edhe pse ky i fundit gjatë emisionit i kishte bërë me dije se nuk e pëlqen atë. Por Bereni këtë gjë e kishte kuptuar ndryshe. Kur kishte ardhur ai në shtëpi, ajo kishte bërë sherr të pazakontë. E kishte akuzuar atë se pas përfundimit të emisionit kanë vazhduar flirtin edhe në krevat. Pas këtyre fjalëve, ajo e ka sulmuar edhe fizikisht. Për këtë arsye, Kenani ka mbledhur valixhet dhe ka lënë apartamentin ku kanë jetuar një kohë të gjatë së bashku", thekson në një bisedë një i afërt i tyre, duke shtuar se pas këtyre ngjarjeve Kenani ka vendosur që ta shtyjë datën e martesës, duke e detyruar Berenin të ndryshojë qëndrim, pasi lidhja nuk mund të ecë përpara. Ndërsa deri më tani, asnjëri nuk e ka hapur zemrën për mediat që të tregojë të vërtetën.

Çifti kishte probleme financiare

"Ata kanë edhe më shumë probleme financiare se në fillim kur njoftuan për fejesën, shumë kompani të mëdha u bënë oferta të majme për të qenë imazhe promocionale, por çifti i refuzoi si gjithmonë. Por kohët e fundit e kanë kuptuar se kanë gabuar rëndë. Beren është në krizë të madhe se ende nuk ka marrë asnjë honorar nga seriali "Itikam", i cili ka mbaruar xhirimet në shkurt të këtij viti, ndërsa Dogulu nuk ka realizuar album që në vitin 2009. Kurse në anën tjetër kursimet në bankë sa vijnë dhe zvogëlohen, ndërsa martesa do u vinte kapakun të gjithave dhe do u sillte akoma më shumë probleme".bw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLEONA QERETI - GANIT DO T'I SHKOJ NË DASMË, KAM 5 VJET QË FLE VETËM (07.04.2014)
IRINA SHAYK ANKOHET - MË OFROHEN VETËM ROLE TË NEVERITSHME (07.04.2014)
ANTONIO BANDERAS NË LIDHJE ME SHARON STONE? (06.27.2014)
ANXHELA MARTINI - SI TENTUAN TË MË RRËMBENIN NË SHQIPËRI (06.26.2014)
RITA ORA GJITHNJË MË E PANDALSHME (06.25.2014)
ELIZA DUSHKU NDAHET NGA I DASHURI (06.25.2014)
STEWART NË BETEJË GJYQËSORE ME RIVERS (06.25.2014)
LONDËR - KATE MOSS SHERR PËR BASHKËSHORTIN ME LINDSAY LOHAN (06.23.2014)
J-LO ZBULON CILËT MESHKUJ JANË MË TË MIRËT NË SHTRAT (06.22.2014)
JENNIFER LOPEZ DHE MARC ANTHONY FINALIZOJNË SHKURORËZIMIN (06.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]