VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vjedhje në shtëpinë e ish-Zonjës Sarkozi me një vlerë prej 500 mijë Euro
E Djelë, 02.01.2009, 05:04pm (GMT1)

Voal-online - Përsëri në qendër të vemendjes Cecilia, ish-bashkëshortja e presidentit të Francës Sarkozi, tash e martuar me publicistin dhe botuesin Richard Attias. Nuk është fjala për ndarje apo për një divorc të ri, as për sagat e saj sentimentale, por sepse kësaj here shtëpia e zonjës francese në Paris në lagjen Neuilly-sur-Seine, është vizituar nga vjedhësit, të cilët janë larguar prej andej me një vlerë prej 500 mijë eurosh, duke marrë me vete xhevehiret e ish-zonjës të parë. Sipas gazetetës francese Le Parisien, vjedhja është bërë në fillim të janarit, por lajmi është bëri i njohur vetëm tani, në shtëpi nuk jetonte askush, as edhe ndonjë mace, pasi Cecilia dhe bashkëshorti i saj jetojnë në Dubai, kështu që hajdutët kanë hyrë me lehtësi të madhe, duke thyer vetëm një xham të dritares. A është e shqetesuar Cecilia pas kësaj. S'na e ha mendje sepse xhevahiret e saj duhet të jenë të siguruar.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.