VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Skandali Felps: I fotografuar duke tymosur kanabis
E Djelë, 02.01.2009, 08:47pm (GMT1)

Voal-online Ka edhe foto që janë të destinuara që të bëjnë xhiro nëpër botë, siç mund të jetë ajo e kampionit amerikan të botës në not, të famshmit Majkëll Felps (Michael Phelps) të cilin paparacët e kanë fiksuar duke tymosur kanabis. Ky skup është botuar në revistën britanike "News of the World", e cila veç të tjerave merret edhe me hipotezën për një skualifikim të mundshëm për konsum dopingu të superkampionit të lojrave të Pekinit, i cili ka fituar tetë medalje të arta. Fotoja është shkrepur nëntorin e shkuar, gjatë një feste në Univeristetin e Karolinës të Jugut, ku kampioni kishte marrë pjesë për të takuar një shoqen e tij, Jordan Matthews. Në foto Phelps afron në gojë  një tub të xhamtë që përdoret për të thithur kanabis. Në këtë galeri janë edhe fotot e kampionit botëror të notit gjatë vizitës së tij më të fundit në Arabinë Saudite.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.