VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PITT E JOLIE SHKËMBEJNË LETRA DASHURIE

E Djelë, 08.03.2014, 03:06pm (GMT1)


Sikur se çdo çift tjetër, edhe Brad Pitt dhe Angelina Jolie bëjnë gjëra romantike që i bëjnë edhe çiftet tjera të xhelozojnë ata.

Kur kemi të bëjmë për gjërat romantike të çiftit, mund të përmenden letrat e dashurisë që shkëmbejnë ata me njëri-tjetrin.

Sipas Joliet, ajo ka shkëmbyer letra dashurie të shkruara me dorë përderisa i fejuari i saj gjendej duke xhiruar në anën tjetër të botës.

Kur ajo ishte regjisore e filmit "Unbroken", një film biografik për heroin e Luftës së Dytë Botërore, Louis Zamperini, në Australi , ajo po ashtu ishte duke i dërguar porosi të lezetshme aktorit Pitt, i cili gjendej në Londër për xhirimet e filmit Fury.

"Ai ishte shumë mbështetës nga larg dhe ishte edhe romantik, në një mënyrë, " ka thënë Jolie për revistën "Australia's Tv Week"

"Ne ishim larg njëri-tjetrit, imagjinojeni ai ishte në teatrin evropian ndërsa unë isha në teatrin e Pacifikut, dhe i shkruanim njëri-tjetrit letra pa humbur lidhjen që kishim".

Sidoqoftë, dyshja nuk ka nevojë për një kohë që të fus letra në zarf pasi do të luajnë së bashku në filmin "By the Sea". Sipas Universal Pictures, Jolie do të jetë skenaristja dhe regjisorja e këtij filmi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.