VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Burg i artë për Boji Xhorxhin
E Hënë, 02.02.2009, 03:29pm (GMT1)

(Voal-online) Nuk do të jenë ndoshta aq të tmerrshëm 15 muajt që Boy George do t'i vuajë në burg, siç kishte kujtuar ish pjesëtari i Culture Club në momentin kur e merrte dënimin, dy javë më parë. Përveç se është shndërruar në idhull të të dënuarve të tjerë, të cilët ia kërkojnë autografin, 47 vjeçari britanik, i mbyllur në burgun londinez të Pentoville se e kishte rrëmbyer dhe e kishte rrahur një shoqërues grash, ka marrë tashmë mbi 400 letra nga adhuruesit e tij të cilët me ndihmat ekonomike që ia kanë dhënë ia kanë bërë qëndrimin në burg atij më të rehatshëm. Një nëpunës i drejtorisë së burgut ka treguar për gazetën britanike Sunday Mirrror: "Është diçka e pabesueshme sa persona kanë shpenzuar para për të. Ka mbetur vërtetë i befasuar nga përkujdesja që kanë patur."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.