VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bie më në fund republika Malu Entu

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Bie më në fund republika Malu Entu
E Hënë, 02.02.2009, 04:22pm (GMT+1)

(Voal-online) Pas pesë muajsh « republika e Malu Entu Â» ka rënë. Njerëzit e Rojës Pyjore e të Kapitenerisë së portit kanë zbarkuar në ishullin Mal di Ventre (Dhimbja e Barkut), në liqenin Oristano, duke i dhënë fund shtetit të vetëshpallur i pavarur, udhëhequr nga Salvatore Meloni. Janë zbrazur çadrat e pajisjet e kampit. Përfshirë edhe një panel diellor dhe një gjenerator me erë. Meloni e pesë veprimtarë të tjerë të Partidu Indipendentista Sardu janë akuzuar se e kanë shndërruar në zonë të banuar një zonë me lidhje të ngushta mjedisore. Akuza thotë se ata të pesë kanë realizuar në ishullth punime dhe strehime pa pasur leje apo autorizime, se e kanë dëmtuar mjedisin duke prerë drur dhe gëmusha për të ndezur zjarre dhe se i kanë hedhur mbeturinat pa kujdes gjatë banimit atje.

Ky është arsyetimi me të cilin është bërë sekuestrimi, me qëllim që të shmangen mundësitë që ky pushtim t'i thellojë dëmet mjedisore, duke i bërë ato të pariparueshme në një zonë natyrore tejet delikate të ishullit. Pushtuesit e ishullit, thotë akuza, kanë bërë edhe dëme të tjera serioze në ishull. Por historia duket se nuk ka të mbaruar. Fill pas ndërhyrjes ushtarake, Meloni është rikthyer në ishull për ta ripushtuar simbolikisht. Ndërsa njëri prej më të besuarve të tij është vënë përballë gjykatës së Oristanos. Meloni, në fakt, mëton pronësinë e ishullit. Ndonëse pronar i ishullit, në të vërtetë, është Rex John Miller, një zotëri anglez që e bleu Mal di Ventre para disa dhjetëra vjetësh me shpresën se atje do të bënte ndërtime. Tani, duke e parë se nuk mund të bëjë ndërtime, është i mendjes që ishullin t'ia shesë rajonit të Sardenjës. Shifra e mëtuar prej tij i është dukur qeverisë lokale e madhe. Dhe në këtë situatë ia ka behur Meloni me zbarkimin e tij të fundgushtit në ishull.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Burg i artë për Boji Xhorxhin (02.02.2009)
Skandali Felps: I fotografuar duke tymosur kanabis (02.01.2009)
Vjedhje në shtëpinë e ish-Zonjës Sarkozi me një vlerë prej 500 mijë Euro (02.01.2009)
Intrigë Ndërkombëtare: Me kë e ka fëmijën Ministresha Franceze e Drejtësisë Rachida Dati (01.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]