VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KARDASHIAN PRANON OFERTËN 1 MILION $ TË PRINCIT SAUDIT

E Hënë, 12.15.2014, 08:47am (GMT1)



Një princ nga Arabia Saudite thuhet se i ka ofruar 1 milion dollarë Kim Kardashin-it për të kaluar një natë në festë me të. Kardashian-it i është propozuar që të udhëtojë për në Arabinë Saudite në janar, si e ftuar speciale e familjes mbretërore.

“Jam saudit dhe do të paguajë 1 milionë për një natë në Mai’”, shkruan Adel Al-Otaib, raporton “Daily Mail”. Propozimi është bërë përmes Instagram-it, ndërsa faqja “MediaTakeOut”, raporton se oferta është pranuar nga 34-vjeçarja, e cila ka një vajzë më reperin Kanye West. Por, kjo gjë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Më parë Kardashian është paguar 500 mijë dollarë për të marrë pjesë në festë të miliarderit 81-vjeçar, Richard Lugner. Udhëtimi i Kim në Bahrejn në vitin 2012 shkaktoi protesta që kërkuar ndërhyrjen e policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Lajmi ka hapur debat nëpër forume në vendet e Lindjes së Mesme.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.