VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHERDAN SHAQIRI - NË LIDHJE ME BUKUROSHEN DIANA AVDIU?

E Djelë, 12.28.2014, 10:47am (GMT1)

   
Një çift tjetër ka lindur në showbiz-in shqiptar. Bëhet fjalë për futbollistin me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri dhe modelen simpatike Diana Avdiu.

Burime pranë çiftit thonë se lojtari i kombëtares së Zvicrës dhe Diana, prej tetë muajsh komunikojnë me njëri-tjetrin. Në pamundësi për t'u takuar shpesh, për shkak edhe të obligimeve të tyre, nuk është mundur të shkrepet një foto e dy të dashuruarve.

Megjithatë, Xherdani me sa duket ka vendosur që t'i bëjë një surprizë të dashurës së zemrës, për të udhëtuar drejt SHBA-ve, ku modelja punon për momentin. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flas rreth kësaj marrëdhënieje.

I kontaktuar nga "Bluetooth", futbollisti ka mohuar të ketë një lidhje me supermodelen, duke thënë se nuk ka asgjë mes tij dhe Dianës. Por miqtë e përbashkët pohojnë se ndjenja mes dy të rinjve sa vjen e bëhet më e fortë dhe shumë shpejt nëpër mediat do të qarkullojnë dhe fotot e para të tyre.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.