VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGLI - PRINCI ENDRJU AKUZOHET SE KA KRYER MARRËDHËNIE ME NJË MINORENE

E Shtunë, 01.03.2015, 10:47am (GMT1)


 

Princi Andrew (Endrju) i Anglisë është përfshirë në një skandal seksual , pasi një grua pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale ndërsa shfrytëzohej si skllave seksi, nga një bankier amerikan kur ishte ende minorene.

Emri i djalit të Mbretëreshës Elizabeta II u përmend në padinë e ngritur nga gruaja ndaj bankierit amerikan Jeffrey Epstein. Gruaja akuzoi amerikanin se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me disa miq të famshëm të tij në Nju Jork, Londër dhe një ishull privat në Karaibe.

Sipas CNN, në akuzën e pretenduar, thuhej se Jane Doe  u detyrua që të kryente marrëdhënie seksuale me princin, kur ajo ishte e mitur, në Londër, Nju Jork dhe në ishull privat të Epstein në ishujt e SHBA. Gruaja pretendon se në kohën kur ka kryer marrëdhënie me Princin Endrju, ka qenë vetëm 17 vjeç, çka përbën shkelje të ligjeve të shtetit të Floridës, ku edhe është ngritur padia.

Një zëdhënës i Buckingham Palace bëri të ditur që Princi mohon çdo lidhje me rrjetin e shfrytëzimit të minoreneve dhe nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme përderisa çështja është nën hetim. Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se "çdo pretendim për marrëdhënie të papërshtatshme me një të mitur është gënjeshtër".

Miqësia e Princit Endrju me Epstinin ka shkaktuar edhe më parë probleme në familjen mbretërore dhe ai është detyruar të japë dorëheqjen nga disa poste shtetërore për shkak të saj. Epstein ka precedentë penalë për sa i përket shfrytëzimit të minoreneve, pasi ishte dënuar në vitin 2008 me 18 muaj burgim me të njëjtën akuzë.

Princi Endrju është djali i dytë dhe fëmija i tretë i Mbretëreshës Elizabeta II dhe Princit Filip. Ai është i pesti në radhë për trashëgimin e fronit të Britanisë së Madhe.

/Shekulli Online
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.