VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIM KARDASHIAN PËR KËNGËTARIN SHQIPTAR - SA I ËMBËL!

E Shtunë, 01.24.2015, 12:28pm (GMT1)



Ylli i televizionit amerikan, Kim Kardashian ka publikuar në faqen e saj në Twitter një këngë të kënduar nga këngëtari i ri shqiptar, Stanaj. Mesa duket Kim Kardashian e njeh Shqipërinë sepse në citimin e saj, ajo përmend këngëtarin e ri Stanaj, i cili po punon me disa prej emrave më të mëdhenj në Amerikë, si Drake.

Në videon e "˜coverit' të këngëtarit të ri për këngën "Only One" nga Kanye West, Kim ka shkruar:

"Sa i ëmbël është ky djaloshi i ri shqiptar Stanaj duke kënduar "Only One"", u shpreh Kim.

Epo është fat të të përmendë emrin Kim Kardashian, ndaj ylli do i ndriçojë dhe shqiptarit Stanaj. Nuk do jetë larg dita kur do i dëgjojmë emrin krah të mëdhenjve në muzikën amerikane.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.