VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIMBERLAKE DHE BIEL PRESIN FËMIJËN E PARË

E Djelë, 02.01.2015, 11:51am (GMT1)

  
Këngëtari Justin Timberlake ka konfirmuar se gruaja e tij Jessica Biel është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Krijuesi i hitit "What Goes Around Comes Around" ka publikuar një fotografi në të cilën shihej duke puthur barkun e Bielit derisa ka falënderuar të gjithë për ditëlindjen e tij.

"Faleminderit të gjithëve për urimet! Këtë vit, do të marrë dhuratën më të mirë ndonjëherë. Mezi po pres", ka shkruar ai.

Spekulimet për shtatzëninë e Bielit u përhapën muaj më parë, megjithëse deri më tani çifti nuk kishte folur rreth kësaj çështje.

Çifti është së bashku nga viti 2007 dhe pas katër vjetëve ata u fejuan. Biel dhe Timberlake u martuan në tetor të vitit 2012.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.