VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAMELA ANDERSON DIVORCOHET PËR HERË TË TRETË NGA RICK SALOMON

E Premte, 02.13.2015, 11:14am (GMT1)


Pamela Anderson do të divorcohet për herë të tretë nga bashkëshorti i saj Rick Salomon pasi ylli i serialit "˜Baywatch' është martuar dhe divorcuar edhe dy herë të tjera nga lojtari i pokerit.

Pamela dhe Salomon u martuan në fillim në vitin 2007 dhe u divorcuan vetëm 2 muaj pas celebrimit. Më pas, në janar të vitit të kaluar u martuan edhe një herë tjetër, për t'u ndarë sërish pas 6 muajsh. Gjithsesi, këtë ndarje ajo e anuloi një javë më vonë.

Tashmë, sipas "˜TMZ', Pamela Anderson ka vendosur të ndahet për herë të tretë. E treta e vërteta?

47-vjeçarja ka qenë e martuar më parë edhe me muzikantët Tommy Lee (1995-1998) dhe Kid Rock (2003-2006).

/ Top Channel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.