VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BILLY BOB THORNTON U MARTUA PËR TË GJASHTË HERË

E Djelë, 02.22.2015, 02:58pm (GMT1)


Aktori i famshëm, Billy Bob Thornton, është martuar me gruan e tij të gjashtë me radhë, Connie Angland.

Zëdhënësi i aktorit të filmit "Fargo" ka konfirmuar se Thornton dhe nëna e vajzës së tij 10 vjeçe, Bella, janë martuar kah fundi i vitit të kaluar.

"Billy Bob Thornton, 59 vjeç, dhe e dashura e tij Connie Angland, 49 vjeçe, janë martuar vitin e kaluar më 22 tetor në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos, në një ceremoni private vetëm me familjarët", ka thënë përfaqësuesi i tij për E!News.

Thornton ishte i martuar me aktoren dhe regjisoren e famshme Angelina Jolie, nga viti 2000 deri më 2003, transmeton Koha.net. Çifti kanë mbetur miq të ngushtë që nga ndarja e tyre.

Ai gjithashtu ishte i fejuar edhe me të famshmen Laura Dern gjatë viteve 90-ta.

Thornton dhe Angland, grimere dhe dizajnere, janë në lidhje që nga viti 2003.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.