VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NICKI MINAJ THOTË SE E ADHURON KANYE WESTIN

E Hënë, 03.09.2015, 10:46am (GMT1)

   
Reperja Nicki Minaj ka folur për producentin dhe këngëtarin e famshëm Kanye West, e cila e ka përshkruar atë si "Njëshi".

West e ka ftuar Minajin për bashkëpunim në këngën e tij "Monster", këngë e marrë nga albumi i tij i vitit 2010, "My Beautiful Dark Twisted Fantasy".

"Ai ka bërë diçka që kurrë nuk do ta harroj, e dini, ai më ka dhënë një nga mundësitë më të mira të cilat i kam pasur ndonjëherë në karrierën time", ka thënë Minaj për Capital FM, transmeton Koha.net.

"E adhuroj atë", ka shtuar reperja.

"Ai më dha një mundësi shumë të madhe, ai është madhështor".

"Ai i vendos njerëzit në pozicionin që të bëjnë më mirë. Kur je një artist dhe mund ta bësh atë për njerëzit, atëherë je "Njëshi" dhe kjo është mënyra se si e shoh unë atë", ka shtuar ajo.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.