VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Drju Berimor si po e kalon Shën Valentinin
E Shtunë, 02.14.2009, 09:23am (GMT1)

Voal-online -Diva e Hollywood Drew Barrymore hapur dhe përvëlueshëm është parë tek përqafohej me kolegun e saj Hugh Grant, tek po dilnin nga një restorant të New Yorkut. Aktorja 33 vjeçare dhe britaniku i magjishëm janë të pandashëm tashmë, prej vitit 2007 kur së bashku xhiruan filmin komedi "Zemrat bashkë" dhe nuk ngurojnë aspak ta dëshmojnë hapur lidhjen e tyre të ngushtë. Të brendshëm në vendin e ngjarjes thanë se, sapo Hugh Grant hyri në restorantin Waverly Inn në New York, Barrymore iu hodh me përqafime atij. Një tjetër e ka treguar këtë ngjarje për gazetën New York Post kështu "Kur Hugh hyri në Waverly Inn, ajo brohoriti dhe iu hosh atij në krahë. Ashtu vazhduan të shtrëngohen fort e më fort. Por çifti i përvëluar nuk qëndroi gjatë në këtë restorant: Barrymore iku më vonë për në restorantin "Beatrice Inn" ku thonë se ka kaluar me Clive Owen pjesën tjetër të natës. Natyrisht Hugh Grant do të rikthehej pastaj tek ish e fejuara Jemima Khan, lidhjet me të cilën nuk janë forcuar në të vërtetë sa për ta bërë këtë konstatim. Por edhe me Barrymore nuk duken lidhje serioze. Ashtu duket se i kupton edhe vetë aktorja. Bukuroshi 48 vjeçar pikërisht në klubin njujorkas të natës "Kiss and Fly" është parë me femra tejet të hijshme, krejt i përhumbur. Një i brendshëm ka njoftuar gazetën "New York Daily News": "Hugh shkoi direkt në bar dhe u rrethua nga një mori femrash secila më magjepsëse se tjetra.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.