VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kameron Diaz do të martohet në ishull
E Mërkurë, 02.18.2009, 09:28pm (GMT1)

Voal-online -Cameron Diaz shpall hapur dëshirën e saj që të martohet në ishull. Aktorja e rolit kryesor në filmin "Love Vegas" dhe i dashuri i saj britanik, modeli Paul Sculfor, ua kanë bërë të ditur mediave se janë në kërkim të një ishulli ose të një vendi tjetër të izoluar për ta ërë dasmën e tyre sa më të përkryer dhe larg syve të botës. Një i afërt i çiftit thotë për këtë: "Të dy janë në kërkim të një vile fshati ku të ketë pranë një kishë të vogël. Përpara ata duan të rezervojnë një hotel të tërë për familjet e tyre dhe për miqtë e tyre dhe duan të bëjnë një festë tejet të hareshme e të shtrenjtë. Ata duan të martohen në Britaninë e Madhe, por duan të jetojnë, si më parë, në Los Anxhelos."
Bjondina yll ka nëntë muaj që është fejuar me Sculfor dhe dëshiron që, sa më shpejt, të ndërtojë familjen e saj dhe të ketë fëmijë. Njeriu që njeh gjithçka nga jeta e çiftit vazhdon të thotë: "Cameron do të donte një dasmë të madhe tradicionale në të gjitha anët. Ajo ka folur me dizajnerin Karl Lagerfeld, për t'ia përgatitur asaj një fustan nusërie tejet të veçantë. Paul dhe Cameron janë shumë të lumtur bashkë dhe duan që dasma e martesës së tyre të bëhet në verë ose në fillim të vjeshtës. Pastaj duan ta fillojnë menjëherë fëmijën e tyre të parë. Ata janë të dy krejtësisht dakord për gjithçka."

Një tjetër burim i afërt me çiftin thotë ndërkohë për revistën amerikane "Look": "Normalisht Cameron do të martohet në Hawaii gjatë pushimeve për sërfing, por ndoshta tashmë ajo është duke kërkuar të tjera vende më të përshtashme për martesën."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.