VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rihanna feston vetëm ditëlindjen e 21-të
E Djelë, 02.22.2009, 06:19pm (GMT1)

Voal-online Pas agresionit të dhunshëm pësuar nga i fejuari Chris Brown, Rihanna ka vendosur të rrijë vetëm, edhe ditën e ditëlindjes së 21-të të saj. E premtja e ditëlindjes, në fakt, ka qenë një e premte e zezë për këngëtaren, e cila ka kaluar më shumë në shenjë të përpjekjes për të harruar se për të festuar, pavarësisht se i kishte ftuar në këtë rast edhe miqtë e të afërmit e vet. Këtë e bën të ditur gazeta "Sunday Mirror", duke nënvizuar se këngëtarja yll, po të mos kishte qenë rrahur aq egërsisht nga i fejuari, do ta kishte festuar njëzetenjëvjetorin e ditlëndjes me një mega party në New York, pikërisht ngaqë deri atëherë ndjehej e "fortë" dhe e "lumtur", siç kishte deklaruar ajo vetë pak para agresionit.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.