VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gizele Bynd'hjen martohet në Kaliforni me Tom Bredin
E Premte, 02.27.2009, 11:52am (GMT1)

Voal-online  -Një mori botimesh elektronike amerikane, ndër më të famshmet, kanë konfirmuar lajmin dhe ua kanë ngrirë zemrat të gjithë atyre, jo të pakët, të cilët kanë ëndërruar të kenë një histori dashurie me njërën nga femrat më të bukura e më të paguara të botës. Pikërisht këtë aspekt e theksojnë më së shumti komentatorët e rubrikave të gosipeve (thashethemeve) ndërkombëtare. Gisele Bündchen është martuar në Kaliforni me të fejuarin e saj, amerikanin Tom Brady, një prej yjeve të National Football League (Ligës Kombëtare të Futbollit). Cerimonia për pak veta, më të afërmit e saj, është zhvilluar teksa topmodelja ishte veshur me Dolce&Gabbana. Për kureshtje duhet thënë se të pranishëm në ceremoni ishin edhe tre qentë e Bündchen.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.