VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Anzhelinë Zholi më nuk është e lumtur me Brad Pitin
E Djelë, 03.01.2009, 05:35pm (GMT1)

Voal-online Hollivudiania inatçore Angelina Jolie nuk ka marrëdhënie të lumtura më me Brad Pitt. Ndonëse javët e fundit kërkon një banesë të përbashkët në New York, Jolie do të donte ta jetonte më vete jetën e saj si nënë e gjashtëfishtë. Mjerisht ajo nuk ndjen hapësirë të mjaftueshme në praninë e Brad Pitt. Një i besuar i afërt i divës së heshtur tregon: "Angelina i ka thënë Bradit se ajo kërkon hapësirë. Ajo është një qenie tejet e pavarur dhe kërkon kohë për vetene saj, në mënyrë që ashtu të ndihet shëndosh e mirë." Mikesha e Jolie vazhdon më tej: "Ajo kërkon në të tilla raste të mbyllet më vete. Nëse ajo është e stresuar, dëshiron të mos i përzihet kush." Ndërkohë që viteve të fundit ajo ka bërë gjithçka për ta zgjeruar familjen e saj, punët duket se kanë arritur aty ku nuk mban më. "Angelina ndihet shumë keq ndërkohë dhe duket si tejet depresive," përsërit mikesha e saj dhe shton: "Javët e fundit ajo ishte shumë pa humor dhe kishte raste të shpërthimit të zemërimit."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.