VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Emi Uainhauz akuzohet për sulm fizik
E Premte, 03.06.2009, 05:26pm (GMT1)

Voal-online Këngëtarja britanike Amy Winehouse është akuzuar për sulm fizik në vijim të një incidenti në një ballo në Berkeley Square të Londrës vitin e shkuar, bëri të ditur sot zëdhënësi i saj. "Amy u dorëzua vullnetarisht në një stacion policie në Londër dje në mëngjes," tha zëdhënësi në një deklaratë. "Ajo është pyetur në polci në lidhje me akuzën që i kanë bërë pas Berkeley Ball vitin e shkuar. Ajo është akuzuar për sulm të thjeshtë fizik dhe do të marrë pjesë në një seancë dëgjimi gjyqësore javët e ardhshme." Policia e Londrës tha se senca do të zhvillohet në Gjykatën e Uestminsterit më 17 mars. Këngëtarja brilante e muzikës soul, fituese e pesë çmimeve Grammy më 2008, me albumin e saj të dytë "Back to Black", (Kthim tek e zeza), ka ngjallur vlerësimin e njëzëshëm të  kritikës. Por jeta e saj private, përfshirë një betejë kundër vesit të drogave, kanë vënë në hije suksesin e madh në industrinë muzikore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.