VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Divorci i Anë Heshit pothuaj aq jetëgjatë dhe i kushtueshëm sa martesa
E Martë, 03.10.2009, 03:29pm (GMT1)

Voal-online Divorci i tyre i vrazhdë zgjati pothuaj sa martesa e tyre. Por tani beteja dyvjeçare e divorcit të Anne Heche nga Coley Laffoon ka përfunduar. Edhe pse një marrëveshje në qershor për t'i dhënë fund martesës pesëvjeçare u arrit me pagesën mujore të Heche $3 700 në muaj në përkujdesje fëmijë, u deshën edhe nëntë muaj për të përcaktuar ndarjen e pasurisë. "Anne është e çliruar që rasti u mbyll dhe ajo do të vazhdojë të merrete me jetën e karrierën e saj," tha avokati i saj Daniel Jaffe për revistën People. Sipas dokumenteve të Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, çifti nda 50-50 përkujdesjen fizike dhe ligjore të djalit të tyre, Homer, 7 vjeç. Heche pranoi t'i paguajë ish të shoqit Laffoon një shumë $515000 të thata në dorë. Ai do të marrë edhe gjysmën e pasurisë pronësore të çiftit, me vlerë më shumë se $700000. Heche mbajti për vete shtëpinë shumëmilionëshe në Vancouver, B.C. Laffoon do të ketë garantuar të drejtën për mbështetje martesore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.