VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Urdhërarrest ndaj Lindsi Lohanit
E Djelë, 03.15.2009, 09:52am (GMT1)

Voal-online - Policia e Beverly Hills bëri të ditur se në urdhërarrest është lëshuar ndaj aktores Lindsay Lohan, i cili  merr pikënisje nga dënimi i saj më 2007 për ngarje të veturës në gjendje dehjeje. Urdhërarresti me vlerë $50 000 u lëshua nga Gjykata e Lartë e Beverly Hills, u tha në deklaratën e policisë. Zyrtarët nuk pranuan të flasin për arsyen e urdhërarrresit por vebsajti që merret eme jetën e famozëve, TMZ.com, tha se një program edukimi kundër alkoolit, në të cilin Lohan është përfshirë, i ka thënë gjykatës se ajo nuk po iubindet rregullave të paracaktuara nga vendimi gjyqësor. "Kemi shpresë se zonjusha Lohan do të dorëzohet vetë, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet më së miri," tha nëntogeri i policisë së Beverly Hills Mark Rosen në një deklaratë. Një seancë dëgjimore gjyqësore është caktuar për të hënën, dhe policët thanë se nuk janë duke u përpjekur në mënyrë aktive për zbatimin e urdhërarrestit.

Lohan, 22 vjeçe, bëri 84 minuta prapa hekurave në nëntor 2007 për një ngarje dehur të veturës dhe për mbajtje kokaine. Ajo qe arrestuar në majin e mëparshëm pasi përplasi veturën e saj dhe prapë në korrik për një incident tjetër me veturë në Santa Monica, bregdetin kalifornian.

Avokati i Lohan dhe zëdhënësi i saj nuk iu përgjigjën telefonatave të gazetarëve. Në një paraqitje në shfaqjen televizive "Extra", avokati Shawn Chapman Holley  tha se Lohan "iu është bindur të gjitha provave dhe urdhërave të dhëna nga gjykata".


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.