VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Madona ia ka ndaluar Jezusit sheqerin
E Hënë, 03.16.2009, 11:25am (GMT1)

Voal-online - Ikona e muzikës pop, këngëtarja superyll Madonna e ka vënë në dietë të detyruar të dashurin e saj të ri. Ka disa javë që 50 vjeçarja e ka konvertuar nga katolik në religjioni Kaballah. Tani po hedh hapin e dytë në kuadrin e planit të saj: ai duhet të mos konsumojë sheqer dhe duhet t'i nënshtrohet plotësisht vullentit të këngëtares se çfarë do të hajë. Një i besuar për kontrollin që ushtron këngëtarja, nënvizon: "Për të është tejet e rëndësishme që burrat dy gjëra t'i zbatojnë me rreptësi. Religjionin e saj dhe dietën e saj. Se çfarë do të thotë kjo për modelin brazilian, mund të përshkruhet kështu: Jesus duhet të hajë tani sallatë bio, oriz të murmë dhe peshk. Nganjëherë ajo e lejon atë të hajë bukë të zezë të thekur të lyer me marmalatë pa përmbajtje sheqeri." Madonna kërkon që i dashuri i ri të mësohet me besimin Kaballah, prandaj që në dhjetor ata ishin së bashku në qendrën e Kaballah në Nju Jork. Një mik i modelit brazilian thotë se ai nuk ka probleme me hebraizmin. Dhe shton: "Jesus është i interesuar për Kaballah dhe lexon vazhdimisht për këtë religjion në internet. Ai është pjesëtar i një grupi të internetit dhe është një anëtar tejet aktiv i këtij grupi." Por kërkimi në rrjet nuk është mjaft për këngëtaren Madonna. Miku që di gjithçka, thekson: "Madonna ka marrë Jesus me vete në qendrën e Kaballah në Nju Jork dhe është kënaqur që ai ka shkuar me të." Ajo ia ka mbushur mendjen atij që t'i marrin me vete në apartementin e tyre në Nju Jork fëmijët e saj Lourdes (12), Rocco (8) dhe David (3 vjeç).  "Jesus ka lënë prapa vetes jetën e tij të dikurshme dhe miqtë e tij të dikurshëm. Për të në botë ekziston vetëm Madonna;" sqaron një mik i çiftit. "Deri para disa muajsh ai jetonte me nënën e tij në njërin prej qyteteve më të varfër të botës. Tani ai jeton në një banesë përrallore në Central Park." Por edhe Madonna e ka ndërruar 180 gradë jetën e saj 180 gradë për hir të dashurisë. Një mike thotë: "Madonna është një njeri krejt tjerër, prej kur është ndarë nga Guy Ritchie. Ajo rri gjithë kohën duke qeshur dhe e shijon jetën më e qetë se kurrë."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.