VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Julianë Mur do të luajë rolin e Hillari Klintonit
E Premte, 03.20.2009, 03:32pm (GMT1)

Voal-online Titulli i filmit është "Special Relationship" (Marrëdhënie të veçanta) dhe ka në qendër "sjelljen e papërshtatëshme" të Bill Clinton me stazhieren Monica Lewinsky midis viteve 1995 dhe 1997. Clinton-ët do të luhen përkatësisht nga Julianne Moore dhe Dennis Quaid. Një nga realizuesit e filmit zbulon: "Ky është një shans i madh për të dy aktorët. Të luash një Hillary Clinton e cila i ndodhet pranë burrit të saj është diçka në të cilën Julianne do të ketë çfarë të shpalosë." Afera me Lewinsky-n i pati kushtuar Bill Clinton-it pothuaj humbjen e pushtetit. Ndaj tij u ngrit një proces shkarkimi, i cili nuk u arrit. Quaid konkuroi të tillë aktorë yuperyje si Russell Crowe, Philip Seymour Hoffman, Alec Baldwin dhe Tim Robbins për ta marrë rolin e ish presidentit. Me filmin "Special Relationship" e përfundon regjisori Peter Morgan trilogjinë e tij politike. Me filmat e mëparshëm "The Deal", që ka në qendër kryeministrin britanik Tony Blair dhe "The Queen", i cili tregon si u përball familja mbretërore britanike me vdekjen e Princeshës Diana.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.