VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aktori ikonë Xhek Nikëllson është i gllabëruar nga arti
E Martë, 03.24.2009, 03:28pm (GMT1)

Voal-online Fituesi i çmimit Oskar ka një krijuar një koleksion artistik të tillë në një kohë të shkurtër sa tashmë nuk ka hapësirë në shtëpinë e tij ku t'i vendosë.Allegra Huston, gjysmë motra e ish të fejuarës së tij Angelica Huston, tregon: "Ai grumbullonte piktura si të ishte i babëzitur." Aktori 71 vjeçar, i cilli bashkëjetoi 16 vjet, në vitet 1970e 1980 me Huston, i ka lënë miqtë e tij në plan të dytë. Allegra Huston tregon më tej se koleksionisti i pashërueshëm i veprave të artit, ka pasur gjithmonë në dispozicion të mikut të tij Art Garfunkel një apartament mikpritjeje, por gjithsesi në atë kohë ende mania për grumbullimin e veprave të artit nuk i kishte marrë përmasat e sotme të sëmundjes. Në librin e saj "Love Child" (Fëmija i dashur) motra e aktores yll, tregon: "Jack blente aq shumë piktura, saqë muret ishin gjithnjë të stërmbushura, aq sa ato filluan të zaptojnë dalëngadalë edhe apartamentin që e kishte pasur gjithnjë në dispozicion për mikun e tij Garfunkel. Erdhi një kohë që stërmbushja me piktura bëri që të mos kishte më vend as për mikun e tij Garfunkel."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.