VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në duart e gjykatës birësimi i një vajze malaviane nga Madona
E Premte, 03.27.2009, 06:22pm (GMT1)

Voal-online - David Banda duhet të presë disi gjatë derisa të ketë një motër tjetër. Një gjykatë malaviane do të hetojë kërkesën e këngëtares Madonna për të birësuar një vajzë 14 muajsh me emrin Mercy James nga e njëjta jetimore që ajo mori vogëlushin David Banda. Kështu bënë të ditur sot, e premte, zyrtarët në Malawia, Afrikë. Vetë Madonna ose përfaqësuesit e saj pritet të paraqiten të hënën në gjyq për procedurat e birësimit, thanë zyrtarët. Madonna është parashikuar të udhëtojë në vendin jugafrikan gjatë fundjavës. Kur Madonna, 50 vjeçe, birësoi vogëlushin David, në atë kohë 2 vjeç, në maj 2008, kjo gjë nuk kaloi pa kundërthëniet e zakonshme që e shoqërojnë çdo gjë të saj. Malavianët e akuzuan qeverinë se po vendoste jo në pajtim me ligjet malaviane të birësimit. Një gazetë e atjeshme përmendte këngëtaren të ketë thënë se ajo do të birësonte edhe një tjetër fëmijë nëse njerëzit në Malawia e përkrahnin këtë ide të saj. Babai natyral i David Bandas, Yohane Banda, iu tha gazetarëve se ai do të takohet me të birin javën e ardhshme.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.