E Enjte, 04.25.2024, 05:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Gjobvënësi i akuzuar i Deivid Letermanit
E Djelë, 10.04.2009, 05:52pm

Voal-online –Brenda ditës Robert "Joe" Halderman nga njëri prej producentëve më të respektuar të CBS News në gjobvënës të akuzuar në qendër të kërcënimit ndaj David Letterman – dhe miqtë e kolegët e tij janë të tronditur.

 

“Unë jam befasuar, hutuar dhe shtangur  kur dëgjova këto thënie kundër Halderman," tha për People  ish moderatori i CBS Dan Rather, që punoi me fituesin e çmimit Emmy, Halderman, për serialin 48 Hours. “Është shumë vështirë të besosh. Ai ka gjithmonë një karakter solid, i qetë, i mirë dhe është një shkrimtar me vlerë.”


Halderman, 51 vjeç, tha së është i pafajshëm ndaj akuzave për përpjekje që t’ia zhvatë $2 milionë Lettermanit. I lindur në Dejton të Ohaios, një nga reporterët e shquar në vijën e parë gjatë konflikteve me Bashkimin Sovjetik dhe gjatë Luftës së Gjirit, ai “është një nga producentët më të mirë”, tha ish drejtuesja e lajmeve në CBS, Marcy McGinnis, e cila e ka njohur Halderman-in prej 20 vjetësh. The golf-loving, book aficionado was "a popular guy," she says.

I fejuari i Kendi Burrus vritet në grindje
E Shtunë, 10.03.2009, 01:46pm

Voal-online -A.J. Jewell, i fejuari i Kandi Burrus, anëtar i ekipit realizues të Real Housewives of Atlanta, ka vdekur nga një plagosje gjatë një grindjeje jashtë klubit të striptizës në Atlanta, bëri të ditur televizioni WBSTV. Duket se është përfshirë në një zënkë në një vendparkimi dhe ka marrë një goditje në kokë,” tha nëntogeri i policisë Keith Meadows për mediat. Jewell u dërgua në spital ku vdiq.

 Jewell, njohur si A..J. luante rregullisht në reality shown hit, shpesh duke u fjalosur me nënën e së fejuarës, e cila nuk ishte dakord me zgjedhjen që kishte bërë e bija.

 Policët thanë se nuk kanë gjetur arsye për grindjen, por hetimet vazhdojnë. Zëdhënësja e Burruss, Lisa Nelson, se Burruss, këngëtare dhe kompozitore, e cila ka regjistruar këngë me grupin Xscape dhe ka punuar me TLC dhe Mariah Carey, e ka marrë vesh incidentin dhe ka mbetut tejet e tronditur.

Madona: Më mirë të hidhem poshtë trenit se të martohem prapë
E Premte, 10.02.2009, 09:14am

 Pohon popstarja në Letterman Show

 

Voal-online -Madonna, mysafire në emisionin David Letterman Show, ka hyrë në skenë në krahët e një grupi lojtarësh të hokejit dhe e ka përfunduar praninë e saj duke ngrënë një picë. Këngëtarja, dy herë e martuar më parë dhe tani e fejuar me Jesus Luz, i ka thënë Letterman-it se “do të parapëlqente të hidhej poshtë trenit se të martohej prapë". Madonna ka qenë e martuar për katër vjet me aktorin Sean Penn dhe tetë vjet me regjisorin britanik Guy Richie, duke kaluar shumë kohë në Londër. Diva, në paraqitjen e saj të tetë në show-n e Letterman, ka pranuar se së paku një herë në të kaluarën ka tymosur një cigare marihuanë para se të hynte në skenë: “Po nuk e kam thithur,” ka shtuar.

Madona gati për martesën e tretë
E Mërkurë, 09.30.2009, 02:44pm

Këngëtarja dëshiron të martohet me të fejuarin Jezus brenda vitit

Voal-online –Brenda vitit Madonna, 51 vjeçe, dëshiron të martohet me të fejuarin Jesus Luz, një model brazilian 23 vjeçar. Lajmin e martesës e dha Randy Taraborrelli, biografi i popstares, nëpërmjet televizionit amerikan MSNBC.

 

Miq të ngushtë të këngëtares thonë se ajo është betuar e është e “çmendur” për Jesus dhe ka hapur zemrën: “Dua të martohem me të, është kaq i ëmbël, mundësia e martesës është absolutisht gjithnjë në rendin e ditës.”

Alen Delon padit prokurorët
E Martë, 09.29.2009, 03:03pm

Aktori i zemëruar nga publikimi i padisë për targa të rreme

Voal-online –Alain Delon kundërsulmon. Aktori shtatëdhjetedyvjeçar, kundër të cilit prokurori publik i Gjenevës kishte ngritur padi se ai kishte bërë targa të rreme me qëllim që t’i përdorë veturat e tij të panumërta luksoze, ka ngritur padi për dhunim të sekretit të zyrës.

Aktori, me banim në Gjenevë dhe me shtetësi zvicerane, e kishte kundështuar tashmë padinë dhe dënimin me 10 mijë franga. Por tani e bën të flasë publikimi i lajmit që e ka tërbuar fare.

Ndërkohë kanë filluar hetimet lidhur me padinë që ka bërë Delon. Nja dymbëdhjetë zyrtarë të Gjykatës së Policisë janë dëgjuar nga gjykatësi Alix Francotte- Conus. Gjykata nuk ka gjetur ndonjë fajtor për këtë. Aktori francez është i vednosur ta çojë rastin deri në fund.

Klo Kardashian është martuar!
E Hënë, 09.28.2009, 11:30am

Voal-online –Në atë që quhet finale elegante e marrëdhënies së tyre disamujore, Khloe Kardashian u martua me lojtarin e Los Angeles Laker, Lamar odom, të dielën në një banesë private  në Beverly Hills. Kështu bën të ditur revista People.

Në orën 5:12 pasdite, Kardashian, 25 vjeçe, shkoi në altar me një fustan të firmosur nga Vera Wang, në krahët e njerkut të saj, Bruce Jenner, me motrat Kim dhe shtatzënën Kourtney.

 

Në dasmë ishin edhe gjysmëmotrat Kendall dhe Kylie Jenner, aktoret (dhe motrat binjake) Khadijah dhe Malika Haqq si dhe aktorja Lauren London.

Rendi Kueid dhe e shoqja arrestohen se nuk paguan hotelin
E Djelë, 09.27.2009, 01:42pm

Voal-online –Aktori Randy Quaid dhe e shoqja Evi u arrestuan të entjen pas një padie se ata nuk paguan një faturë hoteli prej më shumë se £10 000.

Departamenti i Sherifit të kontestë Santa Barbara thanë se veprimi është bërë në fillim të shtatorit në një hotel të Kalifornisë dhe urdhërarresti për çiftin u lëshua në kuadrin e një hetimi kriminal.

Akuzat për grabitje, zhvatje dhe shmangie ndaj hetimeve përbëjnë një shkelje që kërkon pagesën e garancisë $20 000 për secilin, sipas zëdhënësit të Sherifit, i cili shtoi se detektivët nuk kishin arritur deri tani ta merrnin në pyetje aktorin.

Uebsajti i famozëve TMZ njoftoi se çifti u arrestua në Marfa, Teksas, nga zëvendësit e Sherifit të kontesë. Aktori 58 vjeçar dhe e shoqja modele u liruan pasi paguan nga £20 000.

Quaid, vëllai i madh i aktorit Denis Quaid, ka luajtur në një varg të gjatë filmash të vlerësuar me çmime, ndër të cilët "Brokeback Mountain" me çmimin Oskar.

Xhekson: Madona më donte, por s'më pëlqente
E Premte, 09.25.2009, 04:47pm

Princesha Diana femra më ideale

“Madonna më dashuron por unë nuk kam ndjenjat e saj në dashuri sepse ajo nuk është aspak tërheqëse” kështu i kë rrëfyer në mikut të tij të një bisedë telefonike bërë kohë më parë, mbreti i pop-it Michael Jackson.

 

Këngëtari kishte krijuar bindjen se Madonna kishte rënë në dashuri me të por se ai nuk e pëlqente.

 

Biseda telefonike e Jackson me shokun e tij të ngushtë Boteach Rabbi Shmuley, kishte si subjekt ndjenjën romantike të Madonnës por që Xhekson tha “ajo bëri shumë gjëra të çmendura, por e dija që s'kishim asgjë të përbashkët”.

 

Ndërkohë gjatë bisedës këngëtari vazhdoi të rrëfej se ai ishte takuar me aktoren Elizabeth Taylor, por kishte frikë nga mediat se do të talleshin me të për arsye të moshës.
Jackson gjithashtu përshkroi më vonë se Princesha Diana do të ishte gruaja ideale e tij: "Mendova se ajo ishte shumë e veçantë, shumë femërore dhe grua me stil të lartë.

Një burrë i ri për Keit Uolsh
E Mërkurë, 09.23.2009, 04:42pm

Voal-online –Kate Walsh duket se ka dalë nga situata pas divorcit me producentin ekzekutiv të filmave Alex Young. Ajo mori pjesë në veprimtarinë Emmy Awards të dielën me të dashurin e ri Neil Andrea. Por aktorja e filmit „Private Practice“ nuk është nga ato që hapin zemrat lehtë.                       

 

Kur u pyet për të dashurin e ri nga revista People, Walsh tha: “Nuk kam ndërmend të flas për këtë gjë. Është supersekret. Nuk është për publikun!”

 Çfarë nuk mund të mbahet sekret është ndenja e tyre. Në dhomën e çlodhjes të Architectural Digest në Emmy Awards, Walsh e paraqiti Andrean te aktori Chris O'Donnell si "my boyfriend" (I dashuri im).
Më vonë çifti është parë duke u puthur, sipas New York Daily News.
Xhorxhi Elisabetën tek shtëpia në Hollivud me vete
E Mërkurë, 09.23.2009, 10:04am

Miqtë e italianes thonë se është dashuri e vërtetë

 

Voal-online - George Clooney e ka prezantuar tek të afërmit dhe miqtë modelen italiane Elisabetta Canalis. Këtë e bën të ditur revista ‘Diva e donna’ që del nesër në qarkullim.

Divi i Hollywood-it ka dashur ta festojë muajin e dytë të fejesës duke e çuar në Amerikë Canalis, në shtëpinë e tij në Hollywood, në shtëpinë e tij.

 

Sipas së përjavshmes italiane, George, para se të nisej ka dashur të njihet me nënën e Elisabetta Canalis. “Duke e njohur Elisabetta Canalis ne jemi të bindur se është dashuri e vërtetë,” thonë miqtë e saj më të ngushtë italianë.

 

  » Princesha Diana pati aferë me presidentin francez?!
  » Kluni e Kanalis martohen brenda Krishtlindjeve
  » Pse po ndahet Avril Lavinje nga rokeri i saj
  » Shon Pen harron ish gruan për një modele të re
  » Shqiptari refuzon Britni Spiërsin
  » Keini Uest i kërkon falje Tejlor Suiftit
  » Penelopë Kruzit nuk i vjen mirë të përflitet për shtatzani
  » Tom Bredi pohon se Gizele do ta lindë foshnjën në dhjetor
  » Motrat Minoug dopjodasmë
  » Merli Shelton lindi vajzë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]