E Shtunë, 04.20.2024, 11:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Sher 17 vjet më vonë më e bukur se 17 vjet më herët
E Martë, 05.12.2009, 08:54am

Voal-online - Këngëtarja e famshme është 17 vjet më vonë më e bukur se 17 vjet më herët. Cher, tejet e famshme për ekzibicionizmin e saj, gjithnjë të suksesshëm, sfidon tani me shumë guxim moshën dhe format trupore duke u paraqitur në skenën e David Foster and Friends në koncertin e dhënë në Mandalay Bay Events Centre të Las Vegasit me të njëjtën kostum tute të cilin e kishte bërë legjendar në vitin tashmë të largët 1992. E njëjta xhaketë e veshur mbi trup, në nuancë të zezë dhe me mbresën e transparencës, stolisur me një shi gurësh të çmuar dhe me një qendisje ndoshta edhe më avullueshe se të një kohe të dikurshme. Këngëtarja dhe aktorja amerikane është shfaqur kështu në paraqitjen e saj të fundit para publikut.

Kim Kardashian gati për martesën, por jo aq gati
E Djelë, 05.10.2009, 08:49pm

Voal-online – Kim Kardashian është gati tashmë për martesën, por jo dhe aq. “Janë të shumtë njerëzit që na bëjnë trysni, sepse na kanë parë bashkë tani apo më vonë,” thotë aktorja yll e reality shows, e cila është e fejuar me Reggie Bush që prej vitit 2007. Këtë ajo e rrëfen për revistën People gjatë një mbrëmje gala të të shtunës në Los Anxhelos. “Por ne në atë drejtim po shkojmë. Kur të jemi gati të gjithë do ta marrin vesh,” këmbëngul ajo në përgjigje të interesimit mediatik. “Kjo do të thotë se mundësitë për martesë të shpejtë janë të mëdha?” “Përfundimisht,” thotë Kardashian, 28 vjeçe, në veprimtarinë e zhvilluar në vigjile të Ditës Ndërkombëtare të Nënave. “Dua të them se martesa do të ndodhë. Ne kemi dy vjetë së bashku, por nuk jemi duke u ngutur dhe me shumë shpresë kjo do të vijë. Ne jemi të fejuar të pandarë dhe jemi mrekulli, jemi tejet të lumtur, nuk ka pse të ngutemi, pra.”

Noemi në The Times: Berluskoni nuk është babai im
E Djelë, 05.10.2009, 10:58am

Babai im është Benedetto

 

Voal-online – Të vetmen intervistë të deritanishme Noemi Letizia ka pranuar t’ia japë gazetës The Times të Londrës. Fytyra e çupërlinës bjonde, ditëlindja e 18-të e së cilës ka marrë përmasa botërore, është shfaqur edhe në ishullin britanik. Tema e intervistës është kureshtja nëse vërtetë kryeministri italian është babai i saj. Nisur nga fakti se ajo e thërret atë ngrohtësisht “babi” ("papi"). Diçka që është hedhur poshtë vendosmërisht nga Noemi. Edhe babai Benedetto, 50 vjeç, ishte i pranishëm me Lucy Bannerman, gazetaren që ka marrë intervistën. A është Berlusconi babai juaj? “Jo. Absolutisht jo. Babai im është ky këtu."

Metju Broderik pret me emocione vajzat e tij binjake
E Shtunë, 05.09.2009, 09:47am

Voal-online - Matthew Broderick është duke pritur vajza binjake me të shoqen Sarah Jessica Parker. Ai përsërit: “Epo, jam gati tashmë.” Pothuajse gati. “Oh, njerëz, jam i emocionuar sa herë që e mendoj këtë gjë,” tha aktori 47 vjeçar të premten në emisionin Late Show with David Letterman, në intervistën e tij të parë qëkur ai dhe Saraha Jesssica Parker kanë bërë të ditur se ata po presin vajza binjake. “Epo nuk kam lënë njeri pa pyetur: Si i bëhet kur ke vajza binjake?” i rrëfeu Broderick drejtuesit të emisionit David Letterman. “Një baba më tha: Nuk është mirë të kesh binjake, por gjithçka tjetër është pozitive.” Çifti ka tashmë një djalë 6 vjeçar, me emrin James Wilkie. “Ai është më i emocionuar se ne. “Sa herë që dalim për të blerë, ai thotë: Këtë duhet blerë për princeshat, edhe këtë tjetrën duhet blerë për princeshat.”

Hollivudi vë bast: Brad e Xhenifer prapë bashkë
E Enjte, 05.07.2009, 05:46pm
Voal-online – Lajmi arrin në javoren Intouch: thonë se Brad Pitt dhe ish gruaja e tij Jennifer Aniston janë riafruar tashmë, edhe sentimentalisht. Disa burime të brendshme shpalosin se javëve të fundit këta të dy kanë shkëmbyer telefonata të panumërta, gjithnjë më të shpeshta. Para pak ditësh ai (Brad Pitt) ka shkuar për t’i bërë vizitë asaj (Jennifer Anistonit) në sheshin njujorkas të xhirimit të filmit “The Baster” (Bastevënësi), pasi kishte kaluar më parë nga sheshi i xhirimit të Angelina Jolie, e cila po xhiron në filmin “Salt”. Dhe, sipas disa miqve të ish çiftit, ai i ka rrëfyer asaj se është në krizë të pariparueshme me bashkëjetuesen aktuale. Midis fakteve më “dyshuese” është se Brad Pitt mbante veshur një nga gjërat që ia pati dhuruar dikur Jennifer.
Berluskoni: Popullariteti im nuk është prekur nga divorci
E Enjte, 05.07.2009, 10:39am
ATSH-AFP/ - Kryeministri italian, Silvio Berlusconi theksoi dje në mbrëmje për stacionin televiziv ''France 2'' që popullariteti i tij nuk ishte ulur nga zhgënjimet bashkëshortore për të cilat ai është shprehur se i ka përballuar me një lloj klasi.  "Jo!" i është përgjigjur Berluskoni gazetarëve që e pyetën nëse divorci mund të ndikonte në popullaritetin e tij. "Sondazhet e fundit tregojnë një rritje përsa i përket popullaritetit'', theksoi ai në frëngjisht duke shtuar se ''i kishte përballuar kishte përballur me një lloj klasi akuzat e bashkëshortes së tij''.  "Admirimi i italianëve me 75 për qind nuk është keq'' theksoi ai, duke nënvizuar se ''divorci është diçka e dhimbshme dhe duhet të jetë një çështje private''.  Berlusconi deklaroi të martën në mbrëmje për televizionin italian se martesa e tij me Veronica Larion, që e ka sulmuar dhunshëm nëpërmjet shtypit ka marrë fund ose është në pikën e fundit.
Paula Abdul flet për luftën me ilaçet kundër dhimbjes dhe përshtypjet për Kera Dioguardin
E Mërkurë, 05.06.2009, 09:51am

 Voal-online – Të punosh me Simon Cowell në emisione live TV mund të jetë një sfidë – por Paula Abdul thotë se nuk ka fare të krahasuar më luftën e saj për të dalë nga vartësia prej ilaçeve kundër dhimbjes. „Unë mund të kisha vrarë veten,“ tregon Abdul, 46 vjeçe, në revistën Ladie’s Home Journal, numrin e qershorit. „Dorëheqja – do të ishte gjëja më e keqe.“ Lidhur me problemet që ende ka me Simon Cowell: “Ai është si një vëlla, të cilin kurrë nuk e kam pasur. Që nga dita e parë, Simoni dhe unë kemi pasur marrëdhënie dashuri-urrejtje.” Po përshtypjet e saj për anëtaren e re të jurisë Kara DioGuardi? "American Idol nuk është më një klub djemsh. Tani jemi një shoqëri motrash. Me Kara DioGuardin kam një mirëkuptim dhe bashkëpunim të mrekullueshëm.”

Avokatja e Veronika Larios është ish këshilltare e familjes së Eluanës
E Martë, 05.05.2009, 02:25pm
ATSH-AFP/ - Bashkëshortja e Silvio Berluskonit, Veronika Lario, zgjodhi për ta përfaqësuar gjatë divorcit një avokate që ka mbrojtur të drejtën për të vdekur të Eluanës, një rast i kritikuar ashpër nga kryeministri italian, njoftojnë burime pranë kabinetit të avokates.  "Konfirmojmë" se Maria Cristina Morelli është zgjedhur nga Veronica Lario për ta mbrojtur gjatë procedurës së divorcit, i deklaroi AFP-së sekretariati i kabinetit të saj në Milano.
Avokatja ka përfaqësuar veçanërisht interesat e familjes së Eluana Englaros në fillim të betejës së gjatë gjyqësore që ajo zhvilloi për të njohur të drejtën për të vdekur të gruas së re, e cila vdiq më 9 shkurt.  "Ajo përfaqësoi familjen Englaro në periudhën 1999-2003 përpara dy gjykatave të shkallës së parë dhe një gjykate apeli", i bëri të ditur AFP-së avokati aktual i familjes, Vittorio Angiolini. Vendimi i Gjykatës së kasacionit që konfirmoi në dhjetor të vitit 2008 të drejtën për të ndërprerë ushqimin e gruas së re pas 17 vjet qëndrimi në koma është kritikuar ashpër nga Kisha Katolike dhe nga Silvio Berluskoni. Kryetari i qeverisë u përpoq deri në fund ta pengonte zbatimin e saj, duke kërkuar me urgjencë votimin e një projektligji që i detyronte mjekët të rifillonin ushqimin e saj.
Paparacët në kërkim: Kush është Miss X, e dashura e re e Xhôrxh Kllunit
E Hënë, 05.04.2009, 11:57am

Voal-online – Lokali ku janë parë ata të dy është një prej restoranteve më të njohura të Maiemit. Por kur kësaj hollësie ia shton faktin tjetër se njëri prej atyre të dyve është vetë George Clooney, i “kapur mat” nga fotografët në shoqëri të një femre të hatashme, atëherë ndryshojnë punët. Tani paparacët janë në garë për të gjuajtur Miss X, atë që mendohet të jetë e dashura e re e George Clooney, beqarit më gruar të Hollivudit, personazhit më të përgjuar nga paparacët dhe më të parapëlqyer nga rubrikat gossip të mediave të pafundme amerikane dhe botërore. Prandaj vetëm pakëz gjë mjafton për të ushqyer mitin e latin lover të hollivudianit Clooney e për të nxitur fantazitë e revistave amerikane, natyrisht edhe të atyre përtej Amerikës.

Është hungareze e dashura e re e Deivid Bekëm?
E Djelë, 05.03.2009, 09:46am
Voal-online – Ai është konsideruar futbollisti më sexy i Planetit. Ajo është një modele e hijshme hungareze. Të dy kanë hyrë së bashku në një gosip të ri sentimental. Ajo e ka emrin Mariann Fogarasy. Ai është vetë David Beckham:  sipas revistës franceze Voici, qendërfushori duhet të jetë magjepsur nga njomëzakja Mariann e ka të ngjarë që ata të dy të kenë darkuar nxehtësisht në Milano. Thashethemnajat e reja për yllin e Los Angeles Galaxy akutalisht marrë hua nga klubi Milan vijnë disa ditë pas lajmit të party, pra festës së dhjetëvjetorit të martesës midis David Beckham e së shoqes Victoria, organizuar në Los Angeles nga ex Posh Spice e anulluar në çastin e fundit nga çifti (me mirëkuptim të plotë nga ana e miqve dhe të të ftuarve të tjerë, të cilët nuk kanë pasur çfarë të bëjnë më, veçse të heqin mendjen nga mega-festa).    
  » Shon Pen kërkon ndarjen nga Robin Rajt
  » Sekreti i protezës së dhëmbëve të Princit Uilliam
  » Majkëll Xheksoni ka frikë nga fantazmat
  » Rihana i kërkon policisë t'ia kthejnë stolitë $ 1 milionëshe
  » Xhei Leno shtrohet në spital
  » Majkëll Xhekson përplaset me një ambulancë
  » Madona u shtrua në spital pas rrëzimit nga kali
  » Haidi Klumi shtatzënë me beben Nr 4
  » Salma Hajek mohon planet për dasmë $2 milionë
  » Shkencëtarët britanikë letër Zotit: Trupin e njeriut nuk e bëre të përkryer



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]