E Enjte, 04.25.2024, 09:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Gruaja nga Nju Xhersi mohon të ketë pasur aferë me Brus Springstinin
E Shtunë, 04.11.2009, 12:48pm
Voal-online - Gruaja nga New Jersey, të cilën i shoqi e akuzonte se kishte një aferë dashurie me këngëtarin e famshëm amerikan Bruce Springsteen, e mohon plotësisht akuzën. Avokati i Ann Kelly, Noel Tonneman, tha për revistën People: “Klienti im mohon në mënyrë absolute të ketë pasur ndonjë aferë me Bruce Springsteen. Këto janë trillime të sajuara nga një burrë xhelos. Dhe asgjë më tepër së kaq.” Të enjten, këngëtari, me emrin artistik The Boss (Bosi) e mbrojti martesën e tij me Patti Scialfa, duke thënë se I qëndron deklaratës së tij të bërë në vitin 2006, ku ai i quante shkrimet në media si krejtësisht “të pabazuara”. I shoqi i Ann, Arthur Kelly, kërkooi zyrtarisht divorcin më 27 mars, duke e akuzuar të shoqen për tradhti bashkëshortore me Springsteen “në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme të përmendura në akuzë”. 
Brus Springstin në halle "Ka marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e biznesmenit amerikan Arthur J.Kelly"
E Premte, 04.10.2009, 12:58pm

Voal-online - «Një shkatërrues familjesh, një tradhëtar i pangopur, një Don Zhuan i pandreqshëm ». Për pjesën tjetër të botës, Bruce Springsteen vazhdon të mbetet i adhuruari dhe i paimitueshmi Boss, por për biznesmenin amerikan Arthur J. Kelly, legjanda 59 vjeçare e rokut është një maskara qelbësirë. Prandaj ai ka kërkuar divorcin për ndarje me të shoqen Ann pas 17 vitesh martesë. Në akuzën që është depozituar pranë gjykatës të lartë të Monmouth County, në shtetin e New Jersey, Kelly  përveçse kërkon që të ketë ai nën kujdesin e rritjes të dy vajzat e tyre 10 dhe 13 vjeç, , por  i kërkon gjykatës që ta detyrojë ish-gruan e tij që të paguajë një pjesë të mirë të shpenzimeve për ushqim dhe shkollim që duhet për bijat e tyre, kosto që ka mundësi që t’i kalojnë këngëtarit të «Born in the Usa» dhe «Streets of Philadelphia».

Gizele Bynd'hjen dhe Tom Bredi rimartohen
E Djelë, 04.05.2009, 04:17pm
Voal-online - Tom Brady dhe Gisele Bündchen kanë shkëmbyer unazat në një ceremoni në perëndim të diellit në shtëpinë e saj në Costa Rica të shtunën në mbrëmje, siç ka marrë vesh revista People. Nusja, në një veshje të gjatë dhe në një vello 10 këmbë të gjatë, duke mbajtur një buqetë lulesh orkideje, „dukej aq e hatashme“, ka treguar burimi për revistën në fjalë. „Ajo dukej pa masë e bukur.“ Rojat e sigurisë bllokuan pikat që çojnë për në shtëpinë e Bündchen, në Santa Teresa, ku 25 apo më shumë miq ishin grumbulluar nën ballkonin e shtëpisë së saj të dekoruar posaçërisht për ngjarjen. Pas ceremonisë, Brady, 31 vjeç, në një kostum gri ngriti me të dyja duart djalin e tyre një vjeç e gjysmë, John, në ballkon dhe foli me miq si Robert Kraft, pronar i klubit New England Patriots.
Les Valesa kërcënohet të braktisë Poloninë
E Martë, 03.31.2009, 10:39am

Ish presidenti i Polonisë Lech Walesa është kërcënuar se do të emigrojë nga vendi në shenjë proteste ndaj biografisë së tij më të re.
Në librin "Lech Walesa: Ideja dhe Historia", autori Pawel Zyzak thotë se ai është baba i paligjshëm i një djali, dhe se ka bashkëpunuar me policinë sekrete në kohën e komunizmit.
Walesa, i cili gjithashtu ishte udhëheqës i sindikatës "Solidariteti", tha se në shenjë proteste do t'i shmangë ceremonitë publike, dhe nëse kjo nuk ndihmon, atëherë do ta braktisë vendin. Walesa tha se dëshiron hetim zyrtar shtetëror të së kaluarës së tij, në mënyrë që të ndalen spekulimet e këtilla në të ardhmen.
Evropa e Lirë/Voal-online.

Sarkozy po e zëvendëson Rashida Dati-n me gazetaren e bukur Christine Kelly ?
E Djelë, 03.29.2009, 10:07am
Voal-online - Nga TV në politikë, Sarkozy ia vë gishtin Christine Kelly për karriken bosh të ministres të drejtësisë. E bukur e re dhe e famshme. Presidenti francez Nicolas Sarkozy, kështu e ka zgjedhur atë që do të zëvendësojë ish-Ministren e Drejtësisë të Francës, Rashida Dati që ka dhënë dorëheqjen, e cila po ashtu vetë nga Sarkozy është zgjedhur për Parlamentin Evropian. Lajmi është bërë me dije sot, i përcjellë nga disa gazeta skandalistike britanike, sipas të cilave Kelly do të vijë në qeverinë francese nëpërmjet një "deus ex machina" rozë. Christine Kelly, gazetare e TV francez nuk ka dashur që t’u bëjë asnjë koment lajmeve.
Në duart e gjykatës birësimi i një vajze malaviane nga Madona
E Premte, 03.27.2009, 06:22pm
Voal-online - David Banda duhet të presë disi gjatë derisa të ketë një motër tjetër. Një gjykatë malaviane do të hetojë kërkesën e këngëtares Madonna për të birësuar një vajzë 14 muajsh me emrin Mercy James nga e njëjta jetimore që ajo mori vogëlushin David Banda. Kështu bënë të ditur sot, e premte, zyrtarët në Malawia, Afrikë. Vetë Madonna ose përfaqësuesit e saj pritet të paraqiten të hënën në gjyq për procedurat e birësimit, thanë zyrtarët. Madonna është parashikuar të udhëtojë në vendin jugafrikan gjatë fundjavës. Kur Madonna, 50 vjeçe, birësoi vogëlushin David, në atë kohë 2 vjeç, në maj 2008, kjo gjë nuk kaloi pa kundërthëniet e zakonshme që e shoqërojnë çdo gjë të saj. Malavianët e akuzuan qeverinë se po vendoste jo në pajtim me ligjet malaviane të birësimit.
Aktori ikonë Xhek Nikëllson është i gllabëruar nga arti
E Martë, 03.24.2009, 03:28pm
Voal-online – Fituesi i çmimit Oskar ka një krijuar një koleksion artistik të tillë në një kohë të shkurtër sa tashmë nuk ka hapësirë në shtëpinë e tij ku t’i vendosë.Allegra Huston, gjysmë motra e ish të fejuarës së tij Angelica Huston, tregon: “Ai grumbullonte piktura si të ishte i babëzitur.” Aktori 71 vjeçar, i cilli bashkëjetoi 16 vjet, në vitet 1970e 1980 me Huston, i ka lënë miqtë e tij në plan të dytë. Allegra Huston tregon më tej se koleksionisti i pashërueshëm i veprave të artit, ka pasur gjithmonë në dispozicion të mikut të tij Art Garfunkel një apartament mikpritjeje, por gjithsesi në atë kohë ende mania për grumbullimin e veprave të artit nuk i kishte marrë përmasat e sotme të sëmundjes. Në librin e saj „Love Child“ motra e aktores  tregon: „Jack blente aq shumë piktura, saqë muret ishin gjithnjë të stërmbushura, aq sa ato filluan të zaptojnë dalëngadalë edhe apartamentin që e kishte pasur gjithnjë në dispozicion për mikun e tij Garfunkel.
Harrison Ford fejohet zyrtarisht me Kalista Flokhart
E Djelë, 03.22.2009, 11:59am
Voal-online - Harrison Ford dhe e dashura e tij Calista Flockhart janë fejuar zyrtarisht dhe kanë vendosur të martohen. Kështu bënë të ditur ekskluzivisht për revistën burime krejt të afërta me çiftin hollivudian. Aktori Harrison Ford, 66 vjeçar, e befasoi Calista Flockhart-in, 44 vjeçare, me një unazë fejese në fundjavën e Shën Valentinit, ndërkohë që të dy ishin larg familjeve të tyre në pushime me djalin Liam. Tani Harrison Ford i ka kërkuar asaj të martohen. Zëdhënësit e çiftit nuk iu janë përgjigjur interesimeve telefonike të gazetarëve të rubrikave të gossipeve. Harrison Ford dhe Calista Flockhart bashkëjetojnë me njëri tjetrin prej shtatë vjetësh e gjysmë. Sipas burimeve të përmendura të revistës People ende nuk është caktuar data e saktë e martesës.
Julianë Mur do të luajë rolin e Hillari Klintonit
E Premte, 03.20.2009, 03:32pm

Voal-online – Titulli i filmit është “Special Relationship“ (Marrëdhënie të veçanta) dhe ka në qendër „sjelljen e papërshtatëshme“ të Bill Clinton me stazhieren Monica Lewinsky midis viteve 1995 dhe 1997. Clinton-ët do të luhen përkatësisht nga Julianne Moore dhe Dennis Quaid. Një nga realizuesit e filmit zbulon: „Ky është një shans i madh për të dy aktorët. Të luash një Hillary Clinton e cila i ndodhet pranë burrit të saj është diçka në të cilën Julianne do të ketë çfarë të shpalosë.“ Afera me Lewinsky-n i pati kushtuar Bill Clinton-it pothuaj humbjen e pushtetit. Ndaj tij u ngrit një proces shkarkimi, i cili nuk u arrit. Quaid konkuroi të tillë aktorë yuperyje si Russell Crowe, Philip Seymour Hoffman, Alec Baldwin dhe Tim Robbins për ta marrë rolin e ish presidentit. Me filmin “Special Relationship“ e përfundon regjisori Peter Morgan trilogjinë e tij politike. Me filmat e mëparshëm „The Deal“, që ka në qendër kryeministrin britanik Tony Blair dhe „The Queen“, i cili tregon si u përball familja mbretërore britanike me vdekjen e Princeshës Diana.

Madona ia ka ndaluar Jezusit sheqerin
E Hënë, 03.16.2009, 11:25am
Voal-online - Ikona e muzikës pop, këngëtarja superyll Madonna e ka vënë në dietë të detyruar të dashurin e saj të ri. Ka disa javë që 50 vjeçarja e ka konvertuar nga katolik në religjioni Kaballah. Tani po hedh hapin e dytë në kuadrin e planit të saj: ai duhet të mos konsumojë sheqer dhe duhet t’i nënshtrohet plotësisht vullentit të këngëtares se çfarë do të hajë. Një i besuar për kontrollin që ushtron këngëtarja, nënvizon: „Për të është tejet e rëndësishme që burrat dy gjëra t’i zbatojnë me rreptësi. Religjionin e saj dhe dietën e saj. Se çfarë do të thotë kjo për modelin brazilian, mund të përshkruhet kështu: Jesus duhet të hajë tani sallatë bio, oriz të murmë dhe peshk. Nganjëherë ajo e lejon atë të hajë bukë të zezë të thekur të lyer me marmalatë pa përmbajtje sheqeri.”
  » Urdhërarrest ndaj Lindsi Lohanit
  » Xheri Halliuell më single se kurrë
  » Divorci i Anë Heshit pothuaj aq jetëgjatë dhe i kushtueshëm sa martesa
  » Rihanës i lejohet t'i regjistrojë bisedat e Kris Braunit
  » Emi Uainhauz akuzohet për sulm fizik
  » Maraja Keri dëshiron të lindë fëmijë
  » Anzhelinë Zholi më nuk është e lumtur me Brad Pitin
  » Gizele Bynd'hjen martohet në Kaliforni me Tom Bredin
  » Rihanna feston vetëm ditëlindjen e 21-të
  » Kameron Diaz do të martohet në ishull



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]