VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDES LEGJENDA E FILMIT DE LAURENTIS


E Enjte, 11.11.2010, 03:08pm (GMT1)


Dino De Laurentis, producent i disa filmave më të njohur italianë, i njohur me veprat e Federiko Felinit, ka vdekur në Los Anxheles në moshën 91 vjeçare.

Fituesi i çmimit Oskar gjithashtu ka prodhuar disa filma të famshëm në SHBA, si "Serpiko" në vitin 1973, "Tre ditët e kondorit", në 1975 dhe "King Kong" në vitin 1976.

De Laurentis, lindur në 8 gusht, 1919 afër Napolit, u bë një nga prodhuesit më të njohur të filmave në Itali përpara se të shkojë në Amerikë nga fundi i viteve të 1960-ta.

De Laurentis ka prodhuar më shumë se 500 filma gjatë karrierës së sitj. Ai e fitoi çmimin Oskar në vitin 1956 me filmin e Felinit, "La Strada".

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.