VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IOKO ONO: Unë dhe Xhoni 40 vjet më parë në shtrat kundër luftës

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 03:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
IOKO ONO: Unë dhe Xhoni 40 vjet më parë në shtrat kundër luftës
E Mërkurë, 04.01.2009, 10:17am (GMT+1)

"Nuk besoj që mesazhi i John Lenon të jetë plakur ndonjëherë. Nuk është një ekspozitë e bazuar në nostalgji. Mendoj se mesazhi i paqes të cilin dëshironim të shpallnim atëbotë, është edhe sot tejet aktual." Yoko Ono, 76 vjeçe, e prezanton kështu ekspozitën që përurohet në Montreal, me rastin e dyzetvjetorit të "Bed In", protestës së bujshme dhe paqësore të cilën ajo dhe Lennon vunë në skenë më 1969 kundër luftës në Vietnam. Ajo nënvizon se largësia kohore midis asaj ngjarjeje dhe ditëve të sotme është e papërfillshme. "Nuk jemi këtu për të kremtuar diçka që ka ndodhur, por për të vazhduar të përhapim të njëjtin mesazh, sepse është ende koha e veprimit. Dhe veprimi i drejtë është dërgimi i paqes në gjithë botën. Janë shumë mënyra për ta bërë, secili mund të ndihmesojë për të bërë që bota të jetë më paqësore. Para së gjithash duke përfytyruar paqen, duke menduar për paqen çdo ditë. Të përfytyruarit krijon realitetin, kur e bën dendur krijon paqen, nëse e bëjnë të gjithë vërtetë  përditë, atëherë gjithë bota do të jetë më paqësore."

 

PYETJE: Duhet ta bëjnë para të gjithëve politikanët...
YOKO ONO: "Jo, politika më intereson në mënyrë relative, sepse politikanët janë pasqyrim i asaj që ne bëjmë. Unë besoj në lëvizjet që nisin nga poshtë. E të parët ne duhet të besojmë se është e mundur të ndryshojmë dhe ta krijojmë paqen. Të përfytyruarit është gjithsesi një gjë meditative. Por kur përfytyron paqen nuk mund të vrasësh askënd, duke përfytyruar paqen, ti bëhesh paqja. Më shumë se nëntëdhjetë për qind e njerëzve të botës dëshiron paqe, pse duhet t'i përshtatemi dhjetëpërqindëshit tjetër? Njerëzia ka shumë më tepër pushtet sesa beson. Pjesa më e madhe e trupit tonë është bërë prej ujit, ne jemi të lidhur me njëri tjetrin me ujë, ne jemi ujë. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, do të thotë se uji ynë nuk është i pastër. Secili prej nesh mund ta pastrojë hapësirën e vet, veten, ujin e vet, dhe kjo mund të çojë që ne të kemi ujë të pastër, ide të pastra, një botë të pastër, mjafton që secili prej nesh të nisë të mendojë në mënyrë paqësore."


PYETJE: Mesazhi i John është ende i drejtuar ndaj breznive të më të rinjve?
YOKO ONO: "Po. Atëherë bëmë "bed in", sepse ishte një mënyrë rivolucionare për ta dërguar mesazhin tek të rinjtë, ishte një mënyrë që t'i bëjmë të kuptojnë se të gjithë mund ta bënin, një mënyrë paqësore për ta shpaluar paqen. Besoj se të rinjtë sot mund të bëjnë të njëjtën gjë."

PYETJE: Çfarë kujtimesh keni nga ajo javë në Montreal 40 vjet më parë?
YOKO ONO: "Kujtime shumë të mira, shumë intime. Ishte muaji ynë i mjaltit, kishim pak që ishim martuar. Kujtoj, për shembull, që ishte një hënë shumë e bukur dhe kur të gjithë largoheshin, unë dhe John rrinim gjatë për ta parë qiellin."

PYETJE: Po ishte edhe një manifestim politik, një deklaratë e fortë kundër luftës.

YOKO ONO: "Po, natyrisht. Po për ne ishte i rëndësishëm edhe gjesti artistik, ishte e rëndësishme mënyra me të cilën shpalonim mesazhin, mënyra më paqësore e të gjithave, duke qëndruar në shtrat, duke vënë në skenë vetëm dashurinë. E klima rrotull nesh ishte vërtetë fantastike."

PYETJE: Në Montreal, në dhomën e Queen Elizabeth, kini regjistruar "Give Peace a Chance"...
YOKO ONO: "Ka qenë fantastike, nuk doli asnjë problem. Kujtoj fnasat të grumbulluar poshtë hotelit, dhoma plot me njerëz, teknikë, e sidomos të gjithë ata që punonin në hotel, të cilkët qenë tejet të sjellshëm e të gatshëm. Ishte një moment i veçantë i historisë, ne kemi qenë shumë me fat, bënim diçka me dashuri dhe kishim rrotull nesh dashuri. Ishte një shkëmbim dashurie me njerëzit üranë nesh, rrotull nesh, e në botë."

 

PYETJE: Ato ditë u bënë tejet të rëndësishme për ju e Lennon.
YOKO ONO: "Mund të themi se vibracionet që kemi marrë atë javë kanë ndihmesuar rilindjen tonë. Montreal u bë për mua një vend shumë i rëndësishëm, sepse u bë pjesë e jetëve tona. E di që John është i kënaqur të ndodhet këtu pranë meje."/Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Album i ri i këngëtare Colbi Caillet (03.30.2009)
Sindi Krauford 43 vjeçe si 23 vjeçe (03.26.2009)
Vetëvritet biri i poetes Silvia Pleith 40 e sa vjet pas së ëmës (03.23.2009)
Xheid Gudi ndërroi jetë në gjumë (03.22.2009)
Vanesa Redgreiv tejet e trishtuar për të bijën Natasha Riçardson (03.20.2009)
Shkenca provon se artistët janë Don Zhuanët e vërtetë (03.19.2009)
Kaili Minoug është më e paguara e Bollivudit (03.17.2009)
Edhe Naomi Kempbëll i druhet plakjes (03.16.2009)
Kluni rikthehet tek ER, shikueshmëria në kulm (03.15.2009)
Nën akuzë bashkëjetuesi dhe dy psikiatër të Anë Nikolë Smithit (03.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]