VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Të fejuarit e Titanikut pas 11 vjetësh 
E Martë, 12.16.2008, 05:09pm (GMT1)

16 Dhjetor - Mbrëmë në LOS ANGELES u dha premiera e "Revolutionary Road" film me regji të Sam Mendes «Është e vërtetë" sulmon shpejt  Kate Winslet në takimin me gazetarët -, "se isha unë që i thashë tim shoqi, Sam Mendes, të lexonte "Revolutionary Road" (Rruga Revolucionare), romanin e  Richard Yates që më kishte pëlqyer aq tepër përmes historisë të April e Frank Wheeler, një rrëfim që tregon pa hipokrizi tensionin e brendshëm të një martese. Dhe isha përsëri unë, kur Sam vendosi që të jetë regjizori i filmit, që i sugjerova Leonardo Di Caprio që të luajë rolin e bashkëshorit tim. Dhe jam e lumtur, që 11 vjet pas Titanikut, na është dhënë përsëri mundësia ta rigjejmë njëri-tjetrin, dhe tashmë nuk jemi më një vajzë dhe një djalë i ri, por njëri është bërë burrë dhe tjetra grua".

Filmi "Revolutionary Road" është njëri nga më të priturit e sezonit. Ai është prodhuar nga stuodioja Dreamworks, dhe pritet që të fillojë të shfaqet këtyre ditëve në ekranët e SHBA, ndërsa në Europë, pritet të vijë në janar. Padurimi është tepër i madh, ca prej atyre që janë fansat e librit të Richard Yates (1961), ndërsa të tjerët janë fansat e "çiftit më të bukur të kinemasë". Kështu shkruante Time gjatë kohës kur shfaqej Titanik, kur rinia i mbushte sallat duke e parë filmin më tepër se nga dhjetë herë. Titanik mblodhi 200 milionë fitime dhe grumbulloi 11 Oskarë. Edhe filmi i ri pritet që të ketë të njëjtin sukses. Filmi i ri i Mendes është i destinuar që të jetë melodrama e këtij sezioni kinematografik, sepse lidhet me binomin më klasik, atë midis dashurisë dhe vdekjes. Filmi respekton me besnikëri romanin, për një kohë të gjatë i panjohur, dhe i zbuluar ashtu si dhe autori i tij Richard Yates (1926-1992), pas botimit të disa tregimeve tek New Yorker në 2001, që e kthyen në një kult.(Voal-online) E.B.

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.