VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MERYL STREEP DO TË JETË LADY THACHER NË NJË FILM
E Djelë, 01.16.2011, 04:40pm (GMT1)

I pari ciak pas pak ditësh për Phillida Lloyd, regjisoren e Mamma Mia

Voal-online -Do të fillojnë javëve të ardhshme xhirimet për The Iron Lady, filmin e Phillida Lloyd, regjisore e filmit Mamma Mia, ku Meryl Streep do të jetë në rolin e ish kryeministres britanike Margaret Thatcher.

Pritet që të mos ringjallen polemikat të cilat e shoqëruar projektin muajve të shkuar kur gazeta Daily Telegraph njoftoi se familja Thatcher ka mbetur e shokuar nga sa thuhet në skenarin ku përshkruhet Zonja e Hekurt, e cila po hamendej nëse do të vazhdonte karrierën dhe përkushtimet e saj politike pas vdekjes së të shoqit, Dennis Tatcher (interpretuar nga Jim Broadbent).

"Një fantazi plot ligësira," kishin thënë familjarët. Mes tjerash filmi është financuar, përveç nga Pathé e Film4, edhe nga UK Film Council, një organizëm shtetëror i krijuar më 2000 gjatë qeverisjes laburiste.

Pathé është ngutur të deklarojë se filmi do të realizohet "me ndjeshmërinë e përshtatshme"./Elida Buçpapaj

 

 

 

(http://www.ansa.it)

Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.