VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tori Spelling e mban jetën e familjes private
E Enjte, 04.16.2009, 08:52am (GMT1)

Voal-online Ajo e mban jetën e familjes së saj private. Aktorja Tori Spelling nuk e ka lexuar letrën e hapur, mbushur plot emocione, që nëna e saj ia ka dërguar plot përgjërime. Në letër e ëma Candy i lutet së bijës për një pajtim, ndonëse Spelling nuk pranon të lexojë asnjë rresht të letrës. "Unë nuk e kam lexuar atë," thekson adoleshentja e dikurshme yll dhe vazhdon: "E ndjej veten paksa të luhatur. Ajo nuk ka dashur asnjëherë të mbante komunikim me mua, megjithëse këtë mund ta bënte në çdo kohë. Nëna e mallëngjyer ngulmon që të vendosë marrëdhënie të ngushta edhe me mbesën e saj 10 muajshe Stella. Në vebsajtin e saj  muajin e shkuar i drejtohej drejtpërdrejt së bijës Spelling: "Më telefono, më shkruaj ose ma dërgo ndonjë SMS... Unë dua të kem marrëdhënie të ngushta gjyshërore me nipat dhe mbesat e mia." Spelling dhe nëna e saj janë në grindje që pas vdekjes së Aaron Spelling më 2007. Tori priste një pjesë të madhe të trashëgimisë, për çfarë nguron mamaja e saj.  Spelling jeton me të shoqin Dean McDermott dhe fëmijët e tyre Stella dhe Liam (2 vjeç) krejtësisht e shkëputur tashmë nga nëna e saj.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.