VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHARON STONE PËRMEND PRAPË FILMIN "BASIC INSTINCT"
E Djelë, 01.16.2011, 09:11pm (GMT1)

Voal-online -Sharon Stone ishte në Paris për premierën botërore të 'Largo Winch', vijimit të kolosalit francez 'The Burma Conspiracy', marrë nga tregimi vizatimor, ku është protagoniste përkrah francezit Tomer Sisley, i cili e ka shoqëruar në qilimin e kuq.

Në një nga skenat e para të filmit, me regji të Jérôme Salle, ajo qëndron ulur dhe në mënyrën e saj të papërsëritshme tunduese i ka kryqëzuar këmbët.

"Një citim nga 'Basic instinct'? Nëse e bëj unë, po, përndryshe është një gjest i rëndomtë, çka do të thotë se ata që përpiqen ta bëjnë, thjesht më kopjojnë," ka bërë humor aktorja.

Në film Sharon Stone është nën petkun e një prokuroreje në gjurmët e miliardierit Largo Winch (luajtur nga Tomer Sisley). Aktorja ka thënë se e ka dashur shumë këtë film, "kaq të ndryshëm nga kolosalët hollywoodianë e prapë kaq tërheqës".

Me Jérôme Salle thotë se ka punuar në harmoni kaq të madhe sa kanë projektuar së bashku një film të ri, por nëse bëhet fjalë për filmin e shumëpritur biografik në 3D (tredimensional) për oqeanografin Jacques Cousteau asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta thotë./Elida Buçpapaj

(http://www.repubblica.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.