VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Yjet e Hollivudit dhe përpjekjet e tyre humanitare

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Yjet e Hollivudit dhe përpjekjet e tyre humanitare
E Djelë, 04.19.2009, 08:09am (GMT+1)

Yjet e Hollivudit, supermodelet apo yjet e muzikës zakonisht janë në gjendje të tërheqin vemendjen e medias kur promovojnë çështje humanitare ose mbrojtjen e mjedisit. Angelina Jolie, Bono, Leonardo Di Caprio janë vetëm disa nga njerëzit e shquar që e bëjnë këtë por si ata ka edhe shumë të tjerë.  Le t'i hedhim tani një vështrim këtyre diplomatëve me fuqi të madhe joshëse dhe kush përfiton nga këto aktivitete të tyre.

Për vite me radhë, këngëtarë dhe kantautorë të shumtë mblidhen së bashku për të tërhequr vemendjen e botës tek uria dhe varfëria në Afrikë.   

Kënga e famshme e vitit 1985 'We Are The World' u bë hiti numër 1 por ajo hapi gjithashtu një debat mbi rolin humanitar të njerëzve të shquar dhe nëse paratë që ata grumbullonin u shkonin njerëzve që kishin më tepër nevojë.

Peter Kessler i Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, thotë se këta njerëz të shquar që veprojnë si diplomatë të vërtetë, ndihmojnë në sensibilizimin e çështjeve të tilla kur këtë nuk e bëjnë dot fushtatat politike. 

"Siç e pamë edhe me Princeshën Diana, kur ajo kapi dorën e një viktime me sidë, ajo përhapi mesazhin se këta njerëz nuk përbëjnë rrezik por ata vetë janë të rrezikuar. Sejcili mund t'u shtrijë dorën atyre pa qenë nevoja të jetë njeri i shquar."

Aktori Leonardo di Caprio ka për zemër problemet e ndryshimit të klimës. Dokumentari i tij "Ora e 11", i dha atij atë që kërkonte shansin për të gjetur qëllimin e vet në jetë.
"Për mua, fakti që shikoj se njerëzit po e kuptojnë këtë çështje, është në vetvete inkurajues." - thotë ai

Baronesha Caroline Cox, anëtare e Dhomës së Lordëve, është një ndër humanitaret më të njohura të Britanisë.  Për dekada me radhë ajo ka ndërmarrë udhëtime për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve të varfër dhe të shtypur në vende si Birmania, Uganda dhe Timori Lindor. Ajo thotë se e di me saktësi se si është përdorur çdo cent në buxhetin e organizatës së saj bamirëse por shton se disa aktivitete të tjera të kësaj natyre shtrojnë mjaft pikëpyetje.

"Do të doja të kishte pak më tepër transparencë se ku shkon një pjesë e mirë e parave dhe ç'pjesë e tyre i shkon atij fëmijës që po vdes. Unë e di nga organizata jonë e vogël se sa shumë mund të bëjmë me fare pak para. Prandaj do të desha të dija se ku shkojnë fondet e mëdha që grumbullohen për çështje humanitare."

Vitin e kaluar, aktori Ben Afflek bëri një film për Kombet e Bashkuara ku flet mbi krizën në Republikën Demokratike të Kongos.
Ai bindi grupin Rolling Stones të dhuronte të drejtat e këngës 'Gimme Shelter," "Më jep strehë".


Aktorja Mia Farrow është bërë diplomate karriere e çështjeve humanitare. Ajo ka qenë mbi 10 herë në kampet e refugjatëve në Darfur dhe në vitin 2007 i tha Zërit të Amerikës se gjendja atje është e dëshpëruar.

"Këto kampe janë vatra varfërie, nervozizmi, zemërimi dhe sëmundjesh."

Farrow arriti të bindë regjisorin Stephen Spielberg të mos e pranonte ofertën për t'u bërë drejtor artistik i Lojrave Olimpike të Pekinit. Sipas saj, Kina financonte luftën civile të Sudanit në shkëmbim të naftës.

"Mendoj se kur njerëzit e shquar angazhohen në fusha ku ka nevoja të mëdha, kjo sjell një avantazh të madh sepse i vë këto nevoja dhe këta njerëz në axhendën e interesimit ndërkombëtar. Dhe kjo është një gjë e mirë. "


Ka kaluar një çerek shekulli nga kënga 'We Are The World,'dhe shumë njerëz të shquar vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë, në këtë botë ku sipas UNICEF-it, varfëria ende shkakton vdekjen e 30 mijë fëmijëve në ditë. Voal-online.
Rache Smalley


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Suri Kruiz kremtoi dje ditëlindjen e tretë (04.17.2009)
Tori Spelling e mban jetën e familjes private (04.16.2009)
Shtëpitë e mbretërve dhe mbretëreshave të Hollivudit në Britani (04.13.2009)
Në ankand veshja e Rita Hejuorth që e transformoi atë në personazhin e Xhildës (04.11.2009)
45 vitet e Rasëll Krout, talentit të shumanshëm me karrierë të vrullshme e të papërmbajtshme (04.07.2009)
IOKO ONO: Unë dhe Xhoni 40 vjet më parë në shtrat kundër luftës (04.01.2009)
Album i ri i këngëtare Colbi Caillet (03.30.2009)
Sindi Krauford 43 vjeçe si 23 vjeçe (03.26.2009)
Vetëvritet biri i poetes Silvia Pleith 40 e sa vjet pas së ëmës (03.23.2009)
Xheid Gudi ndërroi jetë në gjumë (03.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]