VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OSCAR: ANNE HATHAWAY DO TË KËRCEJË E DO TË KËNDOJË
E Premte, 02.04.2011, 04:49pm (GMT1)

Voal-online - LOS ANGELES - ''Të kërcesh e të këndosh në ceremoninë e çmimeve Oscar? Pse jo, gjithçka është e mundshme": Anna Hathaway nuk dëshiron t'i zbulojë letrat e saj një muaj para Academy Awards. Aktorja nga New Yorku do të jetë si prezantuese përkrah aktorit James Franco.

''Dua të këndoj. Kam rastin ta bëj në Ray (film animativ i studios Fox) e dua të them se kjo përvojë ka qenë fantastike,'' ka deklaruar aktorja yll. ''Jam duke bërë gjëra të cilat një kohë as që do ta kisha përfytyruar se do t'i bëja, prandaj nuk e ndjej arsyen për të përjashtuar asgjë."

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.