VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Keit Hadson festoi ditëlindjen e 30të me elitën e Hollivudit
E Hënë, 04.20.2009, 05:41pm (GMT1)

Voal-online Kush mundet, mundet: Kate Hudson e festoi ditëlindjen e saj me elitën e Hollywood-it.

Bjondja e bukur donte të mos e kalonte e vetme jubileun e saj dhe i ftoi më të mëdhenjtë e Hollivudit. Ndër mysafirët ishin Demi Moore dhe burri i saj Ashton Kutcher, Justin Timberlake, Matthew McConaughey, Tobey Maguire, Jessica Alba dhe burri i saj Cash Warren, Gwen Stefani, Eva Mendes, Gwyneth Paltrow dhe burri i saj Chris Martin, Adam Sandler, Zach Braff dhe Cher.
Një i pranishëm jo aq i shquar rrëfen: "Kate ishte e stërlumtur, kërceu gjithë natën e natës dhe sikur prekte qiellin e shtatë sidomos ajo dukej tmerrësisht sexy me veshjen e saj dhe këpucët nga stilisti Christian Louboutin. Ajo përpiqej me të gjitha veprimet e sjelljet e saj të dëshmonte sa rëndësi ka për të familja."
Festa e së premtes gjeti edhe nënën e Hudson, Goldie Hawn dhe partnerin e saj Kurt Russell në Kaliforni.
Ndërkohë që Hawn dhe Cher kërcenin, ritmet ua mbante këngëtari amerikan Timberlake. I pranishmi i mësipërm thotë: "Qe një pikë kulmore në festë.
Ai kërcente, pinte tekila dhe i ftonte të gjithë në kërcim."
Ashtu si çdo festë edhe kjo pati ndonjë përjashtim.
Burimi i brendshëm rrëfen: "Eva Mendes ishte krejt më vete. Ajo e kaloi natën sa me Zach Braff , sa me Cash Warren. Adam Sandler erdhi, qëndroi pak, uroi dhe iku, pasi provoica të ngrëna."

Por në fund fitojnë kremtuesit mbi hatërmbeturit: Në orët e hershme të mëngjesit policia mbi në derë, sepse dikush nga fqinjtë ishte shqetësuar nga zhurma e madhe e festës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.