VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Xhon Travolta kërkon të gjejë qetësi në Tahiti
E Enjte, 04.23.2009, 11:16am (GMT1)

Voal-online - John Travolta, i cili është në zi për vdekjen e të birit Jett në fillim të këtij viti, ndërmori udhëtim vetmitar në ishullin Tahiti ku ai qëndroi në një hotel elegant gjatë fundjavës.

Travolta, 55 vjeç, fluturoi nga Australia të shtunën në avionin e tij privat 707 dhe qëndroi në hotelin Intercontinental Tahiti në një dhomë luksoze, me pamje panoramike tejet çlodhëse. Ai nuk është parë asnjëherë jashtë dhomës së tij derisa u largua prej andej të dielën në mbrëmje, treguan burimet ekskluzivisht për revistën People.

"Ai i tha drejtuesit të hotelit, "nuk dua të takoj askënd, dua të rri vetëm për vetëm," tregoi i njëjti burim për revistën People.

Drejtuesit e hotelit nuk mund të konfirmonin qëndrimin e Travoltës atje.

Para se të largohej ai qëndroi pakëz para objektivave të kamerave për një fotografi me mikpritësit e tij në hotelin tahitian.

Qëkur Jett, 16 vjeç, vdiq në janar, Travolta dhe e shoqja Kelly Preston iu janë shmangur mediave dhe qëndrimeve në shoqërinë lartë dhe janë përpjekur të jenë pranë bijës 9 vjeçe Ella Bleu.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.