VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bruk Shilds është vetëm numër dy
E Enjte, 04.23.2009, 04:48pm (GMT1)

Voal-online - Aktorja që u bë e famshme nëpërmjet filmit "Laguna blu", Brooke Shields, mendon se për fëmijët dhe burrin e saj ajo vjen në rend të dytë. Ajo është tej mase e bindur se vajzat e saj Rowan Frances (5 vjeçe) dhe Grier Hammond (3 vjeçe) e duan atë më pak se burrin e saj Chris Henchy. Babai nderohet nga pinjollet e tij si rokstar. Aktorja ka titulluar librin e saj të dytë për fëmijë "It's The Best Day Ever, Dad!'" (Është dita më e bukur e të gjitha ditëve, baba!" Lidhur me jetën e saj në familje Brooke Shields tregon: «Mjafton që ai të shkojë deri në dhomën tjetër dhe, sapo të kthehet, ato të thërrasin: U kthye! Mama, ai u kthye! Unë pastaj iu them: Ishte vetëm deri në dhomën tjetër. Ju mungoi ajri ? Unë isha gjithë kohën këtu. Ato pastaj më përgjigjen : Po, por ai tani është këtu. Pra, ai është një rokstar apo një perëndi për ato, dhe ky libër është një kushtim për burrin tim, për vajzat e mia dhe aktivitetet e tyre të përbashkëta."Libri i parë i 43 vjeçares Hollywood-Mama quhet "Welcome to Your World, Baby'" (Mirsevjen në botën tënde, foshnjë", të cilin ia kushton vajzës së saj, e cila shikon për herë të parë motrën e vet të sapolindur. Pra, mund të themi se Shields e merr frymëzimin nga jeta e familjes së saj.


Në intervistë me emisionin televiziv 'The Today Show'  ajo tregonte: 'Unë e vlerësoj si një gjë të mrekullueshme marrëdhënien që kanë me njëra tjetrën dhe me babain e tyre dy vajzat e mia."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.