VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dyzet (40) vitet e zviceranoamerikanes Renè Xelvegër

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Dyzet (40) vitet e zviceranoamerikanes Renè Xelvegër
E Premte, 04.24.2009, 11:19am (GMT+1)

Bijë e një infermiereje norvegjeze dhe e një inxhinieri zviceran, Renèe Kathleeen Zellweger,

është aktore fituese e çmimeve Oskar (Academy Award), BAFTA, SAG Award dhe Golden Globe, njëkohësisht një ndër më të paguarat në Hollywood. Ajo ka lindur më 25 prill 1969, pra dyzet (40) vjet më parë, në Keiti (Katy ) një qytet i vogël i shtetit të Teksasit (SHBA ), jo larg Hjustonit (Houston ).

Babai i saj Emil Erich Zellweger është nga Sent Gallen, Zvicër. Nëna e saj Kjellfried Irene (lindur Andreassen), është norvegjeze me prejardhje nga fiset veriore Sami. Ajo ishte infermiere e mami dhe shkoi në SHBA për të punuar si governante në një familje norvegjeze në Teksas. Renè ka një vëlla më të madh me emrin Andrew.

Ajo e kalon fëmijërinë në qytetin e lindjes, një zonë e famshme për faktin se nuk shikohej televizioni as nëpërmjet rrjetit kabllor dhe as nëpërmjet përsëritësve tokësorë, si dhe për faktin se nuk kishte as kinema dhe as teatër. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Keiti, Renè Xelveger shkon në Austin për të vazhduar studimet në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Teksasit. Atje, thjeshtë për të kaluar kohën, ajo fillon të luajë në shfaqjet studentore dhe të vijojë kurset e lojës së aktorit në klubin e aktorëve "Thespian Society" (Shoqata e aktorëve teatrorë ).

Në të njëjtën periudhë ajo pasionohet për gjimnastikën artistike. Të tilla janë ëndërrat e saj dhe përkushtimet e saj në këtë drejtim saqë ajo nuk e fsheh ëndërrën e saj për të marrë pjesë një ditë në Lojërat Olimpike si gjimnastei. Për të mbuluar financiarisht studimet në fakultet ajo punon si kamariere në "Sugar's", një bar shumë i njohur në Austin, ku René thjeshtë iu shërbente në tavolina klientëve. Pas një viti ajo ia arrin të ketë një apartament të vetin ku do të banonte.
Dikush duket se kujtohet për talentin e Renè Xelvegerit. Ajo ia arrin të marrë pjesë në disa realizime teatrore dhe fillon të bëjë xhirime për disa spote televizive të rëndësishme për mallra të tilla të tregut të kompanive si Birra e Fast Food. Ambiciet e saj janë që një ditë të luajë për ekranin e madh dhe ekranin e vogël, pra për kinemanë dhe televizionin. Për këtë qëllim ajo shpesh e merr rrugën për në Dallas, ku bën prova për të marrë role në filma kinematografikë dhe televizivë.
Në vitin 1991 René diplomohet në radio, televizion e kinema. Dhe menjëherë pas kësaj ajo merr rolin e parë në kinemanë e pavarur me filmin e regjisorit Richard Linklater "The Life Is A Dream" (Jeta është një ëndërr ), realizuar më 1993. Vitin tjetër ajo shfaqet në filmin "Të rinj, të ëmbël dhe të papunë" të regjisorit Ben Stiller e pastaj merr rol kryesor në filmin "Love & One 45", prej të cilit ajo merr kandidaturën e parë të çmimit Independent Spirit Award, vijuar shumë shpejt nga çmimi për interpretim të rolit të Novalyne Price në filmin "The Whole Wide World" (Mbarë bota anembanë) realizuar më 1996.


Pas suksesit të arritur përkrah Tom Kruizit për interpretimin e personazhit të Dorothy Boyd në filmin "Jerry Maguire" (1996), René Xleveger gjendet tërësisht e zhytur në role të njëpasnjëshme kineatografike të cilat ia propozojnë nga të katër anët. Artistja, megjithatë, nuk ia lejon vetes të magjepset tepër nga prodhimet e mëdha të Hollivudit dhe xhiron njërin pas tjetrit dy filma nga studiot e pavarura kinematografike: "The Imposter" (Mashtruesja ), realizuar më 1997, me regjisorët Tim Roth e Chris Penn, e "Loja me rubinët" (1998) me regjisorin Boaz Yakin.
Në vitin 1998 Renè Xeleveger, bashkë me Meril Stripin dhe Uilliam Hartin, luan në filmin e regjisorit Carl Franklin "Zëri i dashurisë". Pastaj përkrah Xhim Kerit ajo luan në filmin "I, Me & Irene" (Unë, vetë dhe Irena ), realizuar në vitin 2000. Bashkë me filmin, për gati një vit të tërë, jeta e saj ndërthuret me një histori dashurie tejet të mediatizuar në atë kohë. Punët arrijnë deri aty saqë ajo madje shpall martesën e afërt.
Në vitin 2001 Renè Xelveger është një nga yjet më të adhuruara dhe më të duartrokitura të vitit. Pasi kishte fituar çmimin Golden Globe për filmin "Betty Love", ajo arrin një nga sukseset më të jashtëzakonshme falë filmit "The Bridget Jones Diary" (Ditari i Brixhit Xhonsit ), realizuar më 2001, ku nën petkun e një anglezeje të re, të majme dhe tejet simpatike, marrë nga romani i famshëm me të njëjtin titull të autores Helen Fielding, personazh që u shndërrua pa pritur e pa kujtuar, sa çel e mbyll sytë, në ikonë të të gjitha tridhjetëvjeçareve beqare të planetit.
Në vitin 2002, pasi kishte luajtur rolin dramatik në filmin "White Oleander" (Oleandri i bardhë ) bashkë me Mishelë Pfaiferin, Renè Xelveger, rrëmben një tjetër sukses epokal falë rolit të saj në filmin muzikor "Chicago" të regjisorit Rob Marshall, ku luan përkrah Riçard Girit dhe Ketrinë Xeta Xhonsit, rol që e bën aktoren të fitojë një çmim të ri Golden Globe dhe ia dhuron një kandidaturë tejet të merituar të çmimit Oskar si aktorja më e mirë në një rol kryesor. Por sukseset e saj nuk kanë mbaruar këtu. Pak më vonë, falë filmit të Entoni Mingelës (Anthony Minghella ) "Cold Mountain" (Mali i Ftohtë ), ku ajo luan pranë Nikolë Kidmanit, Renè Xelveger fiton çmimin Oskar si aktorja më e mirë në një rol jokryesor. Ajo ka marrë edhe një mori çmimesh dhe kandidimesh të tjera në Amerikë dhe në vende të tjera. Ndërkohë, po në vitin 2003, Renè Xelveger ka luajtur përsëri rolin e Brixhit Xhonsit në filmin e dytë të bazuar në ditarin e peronazhit me të njëjtin emër: "Bridget Jones: The Edge Of Reason" (Brixhit Xhons: Mosha e arsyes ). Në vitin 2004 Renè Xelveger ka luajtur në "Cinderella Man" (Burri Hirushe ).
Më 24 maj 2005 Zellweger mori një yll në Hollywood Walk of Fame. Ajo prodhoi dhe luajti në filmin Miss Potter, që doli në dhjetor 2006. Më 2008 luajti rol kryesor në Appaloosa dhe pastaj në filmin komedi Leatherheads. Po atë vit prodhoi dhe luajti rolin kryesor të Harry Connick Jr, për historinë e vërtetë të Dr. Denny Slamon. Filmi, me titull Living Proof, doli në kinema në tetor 2008. Ajo luajti në filmin My One and Only që del sivjet në kinema. Sivjet ajo luan rol kryesor në filmin komedi New in Town. Po ashtu ka një rol vetëm me zë në filmin "Monsters versus Aliens", ku ajo bën zërin e personazhit Katie.

Zellweger ishte e fejuar me regjisorin Joshua Pate, në nëntor 1997 pasi punuan bashkë në filmin Deceiver. U përfol për një fejesë me George Clooney. Romanca e parë me jehonë të madhe mediatike ishte me aktorin komik Jim Carrey. Marrëdhëniet mbaruan në dhjetor 2000.

Mediat flisnin shumë për fejesën e tyre, por Zellweger e mohonte vazhdimisht. Zellweger u tall me këto thashetheme kur ishe e ftuar në emisionin e famshëm televiziv Saturday Night Live, me një monolog të përgatitur enkas. Duke folur me ditarin e saj, ajo tha: "I dashur Ditar, unë nuk mund të bësoj se jam e fejuar me Jim Carrey." Dy vjet ishte me këngëtarin Jack White. U njohën gjatë xhirimeve të Cold Mountain.  Më 9 maj 2005, Zellweger u martua me Kenny Chesney në një ceremonit të zhvilluar në ishullin Sent John. Ishin njohur në janar gjatë një koncerti bamirësie për viktimat e cunamit. Më 15 shtator 2005, martesa mori fund. Pas ndarjes ajo ishte e lidhur me aktorin Luke Perry.

Më 2002, Zellweger bleu një shtëpi $6,8 milionë në Bel Air, pastaj e shiti shtëpinë e mëparshme në Hollywood Hills blerë më 2000 për 1,9 milionë. Për shkak të paparacëve shtëpia iu mërzit dhe u vendos në Connecticut më 2005. Në janar 2007 pranoi se ndihej e mërzitur vetëm në shtëpi, ndihej e pasigurt dhe bleu një apartament të vogël në New York. Zellweger dhe bashkëkombasi Marc Forster, zviceran, morën pjesë në fushatën e vitit 2005 organizuar nga zyra federa zvicerane e shëndetësisë për parandalimin e HIV. Zellweger ndërkohë jeton në Roland Park të Baltimore, shteti Maryland./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bruk Shilds është vetëm numër dy (04.23.2009)
Xhon Travolta kërkon të gjejë qetësi në Tahiti (04.23.2009)
Keit Hadson festoi ditëlindjen e 30të me elitën e Hollivudit (04.20.2009)
Grupi muzikor "Little Big Town", hedh në treg albumin e ri (04.20.2009)
Yjet e Hollivudit dhe përpjekjet e tyre humanitare (04.19.2009)
Suri Kruiz kremtoi dje ditëlindjen e tretë (04.17.2009)
Tori Spelling e mban jetën e familjes private (04.16.2009)
Shtëpitë e mbretërve dhe mbretëreshave të Hollivudit në Britani (04.13.2009)
Në ankand veshja e Rita Hejuorth që e transformoi atë në personazhin e Xhildës (04.11.2009)
45 vitet e Rasëll Krout, talentit të shumanshëm me karrierë të vrullshme e të papërmbajtshme (04.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]