VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mia Farou është e dëshpëruar që i dha fund grevës së urisë

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Mia Farou është e dëshpëruar që i dha fund grevës së urisë
E Djelë, 05.10.2009, 03:21pm (GMT+1)

Voal-online Kishte parashikuar të rrinte 21 ditë në grevën e urisë, por qëndroi vetëm nëntë ditë. Në orët e fundit të grevës ajo e kuptoi: "Unë nuk mund ta bëj më gjatë."

 

"Unë po shkoja duke u dobësuar e duke u ligur," i tregoi revistës People aktorja dhe humanitarja 64 vjeçe rreth përfundimit të grevës së urisë të premten, grevë urie që kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen ndaj Darfurit. "Unë humba shumë kilogramë peshë."

 

Edhe pse ajo ishte e vendosur të vazhdonte edhe më tej, asaj iu këshillua nga mjekët që ta ndërprisë menjëherë grevën, për shkak të rreziqeve të rënda për shëndetin. "Mjeku im më vizitoi të mërkurën dhe më tregoi se duhej të merrja serum menjëherë, sepse sheqeri në gjakun tim kishte rënë pa masë," vijoi Mia Farrow. "Mjeku më tha se duhej të merrja veten sa më shpejt."

 

Në përpjekje për t'i ruajtur energjitë dhe forcën ajo e pa se po bëhej gjithnjë e më e vështirë dhe e pamundur të qëndronte. "Unë u ngrita nga shtrati dhe I provona gjunjët e mi. Muskujt më ishin ligështuar dhe po më dhimbnin," tha Farrow.

 

Farrow, Ambasadore e Vullnetit të Mirë e UNICEF-it, e filloi grevën e saj të urisë më 27 prill për të protestuar ndaj përzënies së 16 vullnetarëve të agjencisë nga presidenti i Sudanit, duke rrezikuar vdekjen e kushedi sa njerëzve nga uria.

 

"isha tejet e dëshpëruar," tha ajo. "Jam një njeri shumë i vendosur dhe i paepur. Unë e ndryshova vendimin tim për të qëndruar 21 ditë në grevën e urisë, shpresoja se do ta arrija të paktën 16 ditë, numër i barabartë me personat e përzënë nga Sudani.

 

Gjatë këtyre ditëve Farrow ka qëndruar në shtrat dhe e ka kaluar kohën duke dëgjuar muzikë klasike, si dhe duke lexuar libra. "E kam parë edhe filmin Lista e Shindlerit përsëri. Pastaj qava dhe qava," tregoi ajo. "U emocionova pa masë në një moment. Mbesa ime e vogël erdhi të më pajtonte. Fillova të luaj me të dhe ky ishte një moment i mrekulluieshëm."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fred Aster, njeriu që fluturonte mbi botë (05.08.2009)
Alfred Hiçkoku, babai i filmave "thriller" e "horror" (05.01.2009)
Dyzet (40) vitet e zviceranoamerikanes Renè Xelvegër (04.24.2009)
Bruk Shilds është vetëm numër dy (04.23.2009)
Xhon Travolta kërkon të gjejë qetësi në Tahiti (04.23.2009)
Keit Hadson festoi ditëlindjen e 30të me elitën e Hollivudit (04.20.2009)
Grupi muzikor "Little Big Town", hedh në treg albumin e ri (04.20.2009)
Yjet e Hollivudit dhe përpjekjet e tyre humanitare (04.19.2009)
Suri Kruiz kremtoi dje ditëlindjen e tretë (04.17.2009)
Tori Spelling e mban jetën e familjes private (04.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]