VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dean McDermott i blen të shoqes në çdo përvjetor martese një unazë të re

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Dean McDermott i blen të shoqes në çdo përvjetor martese një unazë të re
E Martë, 05.12.2009, 03:18pm (GMT+1)

Voal-online Në një ekskluzive të revistës People bëhet e ditur se Dean McDermott është duke e mbajtur fjalën për t'I blerë së shoqes Tori Spelling një unazë të re  martese në çdo përvjetor të martesës së tyre. Sivjet aktori e mori gruan e tij për darkë në lokalin më të famshëm të Hollivudit, Mr Chow, dhe e befasoi atë me një unazë të prodhimit Neil Lane. "Unë adhuroj traditën që ka nisur im shoq Dean, Â» tha Spelling ekskluzivisht për revistën People. "Çdo vit kur ai e vë një unazë të re në gishtin tim, kjo ma kujton mua atë ditë që më shndërroi mua në gruan e tij dhe ne filluam në udhëtim të hatashëm së bashku si një trup i vetëm" . Unaza antike franceze përbëhet nga një varg diamantësh të bardhë dhe nga një diamant I veçantë I verdhë, që simbolizon shprehjen "Toi et Moi", ose "You and Me" ose "Ti dhe Unë".  Tori Spelling, nënë e vajzës Stella, 11 muajsh, dhe djalit Liam, 2 vjeç, në Ditën e Nënave mori edhe një rend qafe floriri të markës Tacori, dhe me dy shkrinjat "L" e "S" të varura. Dhurata iu dorëzua asaj gjatë darkës në Four Seasons Hotel (Hotelin Katër Stinët) në Beverly Hills, ku përveç çiftit ishin të pranishëm edhe dy fëmijët. Kur u kthye në shtëpi Tori Spelling gjeti një takëm manikyri dhe pedikyri (kënaje për duar dhe kënaje për këmbë). Tori Spelling ndërkohë është duke përjetuar suksesin e librit të saj të dytë Mommywood, i cili është për të tretën javë rresht në listën bestseller të The New York Times. Shumë e suksesshme është edhe shfaqja e çiftit Tori&Dean: Home Sweet Hollwood.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mia Farou është e dëshpëruar që i dha fund grevës së urisë (05.10.2009)
Fred Aster, njeriu që fluturonte mbi botë (05.08.2009)
Alfred Hiçkoku, babai i filmave "thriller" e "horror" (05.01.2009)
Dyzet (40) vitet e zviceranoamerikanes Renè Xelvegër (04.24.2009)
Bruk Shilds është vetëm numër dy (04.23.2009)
Xhon Travolta kërkon të gjejë qetësi në Tahiti (04.23.2009)
Keit Hadson festoi ditëlindjen e 30të me elitën e Hollivudit (04.20.2009)
Grupi muzikor "Little Big Town", hedh në treg albumin e ri (04.20.2009)
Yjet e Hollivudit dhe përpjekjet e tyre humanitare (04.19.2009)
Suri Kruiz kremtoi dje ditëlindjen e tretë (04.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]