VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dean McDermott i blen të shoqes në çdo përvjetor martese një unazë të re
E Martë, 05.12.2009, 03:18pm (GMT1)

Voal-online Në një ekskluzive të revistës People bëhet e ditur se Dean McDermott është duke e mbajtur fjalën për t'I blerë së shoqes Tori Spelling një unazë të re  martese në çdo përvjetor të martesës së tyre. Sivjet aktori e mori gruan e tij për darkë në lokalin më të famshëm të Hollivudit, Mr Chow, dhe e befasoi atë me një unazë të prodhimit Neil Lane. "Unë adhuroj traditën që ka nisur im shoq Dean, » tha Spelling ekskluzivisht për revistën People. "Çdo vit kur ai e vë një unazë të re në gishtin tim, kjo ma kujton mua atë ditë që më shndërroi mua në gruan e tij dhe ne filluam në udhëtim të hatashëm së bashku si një trup i vetëm" . Unaza antike franceze përbëhet nga një varg diamantësh të bardhë dhe nga një diamant I veçantë I verdhë, që simbolizon shprehjen "Toi et Moi", ose "You and Me" ose "Ti dhe Unë".  Tori Spelling, nënë e vajzës Stella, 11 muajsh, dhe djalit Liam, 2 vjeç, në Ditën e Nënave mori edhe një rend qafe floriri të markës Tacori, dhe me dy shkrinjat "L" e "S" të varura. Dhurata iu dorëzua asaj gjatë darkës në Four Seasons Hotel (Hotelin Katër Stinët) në Beverly Hills, ku përveç çiftit ishin të pranishëm edhe dy fëmijët. Kur u kthye në shtëpi Tori Spelling gjeti një takëm manikyri dhe pedikyri (kënaje për duar dhe kënaje për këmbë). Tori Spelling ndërkohë është duke përjetuar suksesin e librit të saj të dytë Mommywood, i cili është për të tretën javë rresht në listën bestseller të The New York Times. Shumë e suksesshme është edhe shfaqja e çiftit Tori&Dean: Home Sweet Hollwood.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.