VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vudi Alen fiton gjyqin $5 milionë për shfrytëzim imazhi
E Martë, 05.19.2009, 08:36am (GMT1)

Voal-online Jeta e trazuar dashurore nuk ia ka dëmtuar imazhin Woody Allen-it. Pas një viti beteje ligjore regjisori ia ka arritur të bëjë një marrëveshje jashtëgjyqësore për 5 milionë dollarë (gjysma e sa kishte kërkuar), sipas së cilës ndërmarrja e veshjeve American Apparel do ta dëmshpërblejë atë, për shkak se ia ka shfrytëzuar imazhin pa autorizimin e regjisorit të famshëm. "Më kanë ofruar një marrëveshje për 5 milionë dollarë dhe kështu bëhet fjalë për dëmshpërblimin më të paguar në bazë të ligjit për privatësi të shtetit të Nju Jorkut," ka komentuar Allen në përfundim të seancës gjyqësore federale të Manhattan. E gjitha kishte filluar para më shumë se një viti kur Allen e akuzoi American Apparel se kishte vënë afishe të mëdha publiciteti në Nju Jork dhe Los Anxhelos ku dukej një fotogramë e filmit I and Annie (për të cilin ai fitoi çmimin Oskar) ku kineasti ishte i veshur si rabin. Regjisori thotë se reputacioni i tij ishte dëmtuar. Ndërsa presidenti i ndërmarrjes Dov Charney pohoi se imazhi i Allen nuk vlente më pas çështjeve ligjore për ngacmime seksuale që ishte ngritur kundër regjisorit të famshëm. Bëhet fjalë për skandalin e vitit 1992, kur gruaja e atëhershme Mia Farrow zbuloi se Allen kishte një histori me vajzën e birësuar, njëzetedyvjeçaren Soon-Yi, me të cilën Allen u martua më 1997.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.