VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Anzhelinë Zholi mbretëron edhe Kanën
E Enjte, 05.21.2009, 11:14am (GMT1)

 

 

 

Voal-online - Angelina Jolie e ka dominuar në mënyrë absolute qilimin e kuq në Kanë përgjatë pesë viteve të fundit, që nga fustani i saj limon i ndezur alla Emanuel Ungaro deri te fustani i saj amnor alla Max Azria vitin e shkuar, dhe më 2009 nuk bën përjashtim nga tradita që ka krijuar.

 

 

Aktorja yll shoqëronte dje partnerin e saj Brad Pitt për premierëne  filmit të tij të ri "Inglourious Basterds" (Bastardët e palavdishëm) në një fustan super-sexy nga Versace Atelier në një ngjyrë çaj trëndafili.

 

Por çfarë bënte të binte më shumë në sy fustanin e saj ishte se fustani i shpaloste në mënyrën më të përkryer për së gjatë këmbët e saj. Ishte kjo një pamje tejet e adhuruar në Kanë, që nga format e lëshuara lirshëm të flokëve deri buzët e kuqe dhe tek fustani i hatashëm, saqë njeriu nuk mund të mendonte për asgjë tjetër, përveçs pamjes së saj prej mbretëreshe të kinemasë asktuale.

 

Brad Pitt luan në filmin e regjisorit Quentin Tarantino në rolin e liderit të një grupi banditësh nazistë, nga më të pamëshirshmit, saqë vetë Hitleri kërkon të mësojë nga përvoja e tyre. Tarantino nuk pranoi të jepte shpjegime sa i ishte përmbajtur në filmin e tij filmit të vitit 1978 të regjisorit italian Enzo Castellari, "Inglorious Bastards".

Filmi hapet me vitin e parë të pushtimit gjerman në Francë, ku personazhja Shosanna Dreyfus dëshmon ekzekutimin e familjes së saj nga duart e kolonelit nazist Hans Landa, luajtur mrekullisht nga Christoph Waltz. Andej këndej nëpër Europë, personazhi i luajtur nga Brad Pitt, Aldo Raine formon një grup ushtarakësh të ngarkuar me ekzekutimin e menjëhershëm të viktimave naziste. Diane Kruger luan një aktore të famshme gjermane që e cila është gjithashtu agjente e fshehtë me një mision që të bëjë për vete liderët e Raihut të Tretë.

Tarantino tha se ai dhe Pitt kishte kohë që donin të punonin për këtë film. "Artistikisht unë dhe Brad kishim shumë kohë që i vërtiteshim njëri tjetrit, derisa erdhi koha që u shpallëm haptas: Unë të pëlqej ty, po ti më pëlqen mua?" Pitt tha se u pajtua të luante Raine pasi e diskutoi rolin me regjisorin një natë të tërë. "Unë u zgjova në mëngjers dhe pa pesë shishe të boshatisura vere të lëshuara në dysheme...dhe diçka që dukej si një rrëmujë e pafund, dhe nuk dija çfarë kishte ndodhur," tha Pitt. "Dhe me sa duket u pajtova të luaj në film, sepse gjashtë javë më vonë e pashë veten në uniformën e kolonelit Aldo Raine."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.