VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Turmat e paparacëve nuk i ndahen Naomi Kempbellit as në kroçiera
E Djelë, 05.24.2009, 05:10pm (GMT1)

 

 

Voal-online - "Të jesh në një jaht (Yacht) është si të bësh blerje në një supermerkat. Të shohin qen e derra, më ka ardhur në majë të hundës, bash në majë të hundës ngaqë paparacët ma dhunojnë jetën time intime." Naomi Campbell, ikona planetare e modës, ia ka besuar telashet e saj një mikeshe e cila nuk ia ka mbajtur sekretin asnjë minutë. Ajo ka rrëfyer për revistën e gossipeve "Star Magazines" duke shpallur kthesën në jetën e Venerës së zezë, çka sigurisht do të përbëjë prirje të re edhe mes personazheve VIP. "Kulmi ka ndodhur vitin e shkuar," ka hapur zemrën Naomi Campbell, sipas revistës në fjalë, kur përgjatë brigjeve të ishullit të Sardenjës ajo qe zbuluar dhe ndjekur hap pas hapu "nga më shumë se 40 paparacë të cilët më janë qepur e nuk më janë ndarüe, pa asnjë çast armëpushimi, nëpër gjithë Mesdheun deri në portat e diskotekës Fiat Playa, duke kapur çdo lëvizje qerpiku, çdo pëshpëritje." Sipas një burimi tjetër të mirinformuar, ka shkruar revista javore "Fashion", Naomia për pak kohë është duke menduar të gjejë rrugë shumë origjinale, duke shmangur vendet ekskluzive, tepër të vëna në shenjë nga paparacët. Kohët e fundit ajo kishte prenotuar një apartament mbretëror në anijen kroçierë Melody, por ka përfunduar menjëherë në faqet e para të gossipeve mediatike, duke u bërë menjëherë prè e paparacëve. Pikërisht ky incident e ka bërë anijen "Melody" shumë popullore, duke shtuar shumë numrin e turistëve që parapëlqejnë të kalojnë pushimet në këtë kroçierë. E magjepsur nga kjo ngjarje, aq e komentuar nga mediat botërore, Naomia do të provojë të bëjë marrëveshje paraprake me kroçierat që ato ta mbajnë sekret me çdo mënyrë pasagjeren e famshme.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.