VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Elizabetë Teilor doli nga spitali
E Mërkurë, 05.27.2009, 08:52pm (GMT1)

 

 

Voal-online Aktorja Elizabeth Taylor doli nga spitali në Los Anxhelos pas një vizite rutinë të martën në mbrëmje, siç e quajti zëdhënësi i saj.

 

"Jam kthyer në shtëpi nga spitali dhe ndihem shumë mirë," tha ikona 77 vjeçare e ekranit të madh në faqen e saj Twitter Web page. "Faleminderit për gjithë dashurinë dhe përkrahjen që keni treguar!"

 

Publicisti Dick Guttman tha se nuk kishte asgjë për të shtuar, sepse ai e pa lajmin e dhënë nga vetë Taylor, si të gjithë të tjerët.

 

Taylor përdori Twitter për t'i freskuar lajmet për shtrimin e saj në spital të premten, kur ajo ia dërgoi një mesazh publik modeles Katyh Ireland në shenjë falënderimi për lulet që ia kishte dërguar asaj në spital.

 

 

 

Aktorja amerikane Elizabeth (Rosemond) Taylor, thirrur më vonë Dame Elizabeth lindi në Londër në vitin 1932. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, me prindërit e saj amerikanë, ajo shkoi në Amerikë. E njohur për burkurinë e jashtëzakonshme që fëmijë ajo u zbulua nga një agjent talentesh në Beverly Hills. Debutoi në kinematografi në vitin 1942, më 1943 do të luante në Lassie Come Home.

 

Më 1944 ajo do të bëhej një yll me filmin National Velvet. Do të merrte famë botërore me filmin Father of the Bride (1950), A Place on the Sun (1951), Giant (1956), Cat on a Hot Tin Roof (1958), Suddenly Last Summer (1959), Butterfield 8 (1960, Academy Award) dhe Cleopatra (1963).

 

Në Who is Afraid of Virginia Woolf (1966, Academy Award) dhe në filma të tjerë ajo luajti përballë të të shoqit Richard Burton. Jeta e saj vetjake dhe tetë martesat janë pasqyruar gjerësisht nga mediat botërore. Vitet e fundit ajo ka bërë fushatë energjike kundër AIDS-it.

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.