VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pesë vjet pa Rei Çarls legjendën e muzikës bluz

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Pesë vjet pa Rei Çarls legjendën e muzikës bluz
E Hënë, 06.08.2009, 07:46am (GMT+1)

 

 

Rei Çarls Robinson (Ray Charles Robinson), legjenda e muzikës bluz, ka vdekur më 10 qershor 2004, në Beverly Hills, Kaliforni, në moshën 73 vjeçare për komplikime të një sëmundjeje të mëlçisë. Rei Çarls ishte mbiemëruar "The Genius" (Gjeniu ). Lindur në një familje të varfër zezake në  Ollbëni (Albany) të Xhorxhias, në Jugun Amerikan ku ende mbretëronte segregacioni, ai që do t'i fshinte kufijtë midis muzikës së zezakëve dhe të bardhëve, mbeti jetim 15 vjeç. "Ne ishim aq të varfër sa nuk mund të krahasoheshim as me zezakët e tjerë. Ne ishim në skajin fundor të mjerimit. Askush nuk ishte më i varfër se ne," thoshte ai për familjen e tij. Por kur të rritej, ai do të bëhej miliardier. Ia kishte arritur me sukses të tejkalonte tragjedinë e verbërisë dhe industria muzikore ia kishte dekretuar triumfin duke e vlerësuar me 12 Grammy, nëntë prej të cilave midis 1960 e 1966. "Kam lindur me muzikën brenda vetes. Është e vetmja gjë që di," kishte shkruar në autobiografinë e tij.
Çarls e kishte humbur shikimin gradaulisht që nga fëmijëria. Shtatë vjeç kishte mbetur i verbër për shkak të një glaukome. Kishte mësuar braille, alfabetin e të verbërve, kishte zbuluar matematikën, kishte nuhatur bashkëmarrëdhëniet midis matematikës e muzikës. Për herë të fundit ai doli në publik më 30 prill përkrah me Klin Istvudin (Clint Eastwood), kur qyteti i Los Anxhelosit i kishte deklaruar monument kombëtar studiot e këngëtarit të ndëttuara para 40 vjetësh në qendër të këtij metropoli.

 

Këngëtar me të dhëna të jashtëzakonshme dhe një pianist i pashoq, ai ka qenë pionieri i vërtetë i revolucionit "black" (të zi ) të Viteve Pesëdhjetë, duke përshkuar Rythm&blues, gospel, blues, jazz e deri country. Çarls kishte studiuar kompozim në St. Augustine School, një institut i specializuar për shkollimin e fëmijëve të verbër. Filloi të punojë si muzikan në Florida dhe në vitin 1947 u transferua në Siatëll (Seattle ). Albumi i tij i parë single ia arrin të hyjë në klasifikimin e garës muzikore R&B në vitin 1951, me titull Baby, Let Me Hold Your Hand. Fati i Rei Çarlsit ndryshoi me një kontratë që ai bëri me shtëpinë muzikore Atlantic Records. Këtu publikoi një seri pjesësh të jashtëzakonshme muzikore: I Got a Woman, This Little Girl of Mine, Hallelujah I Love Her So e What'd I Say, një këngë që shkrin shpirtin rokendroll me një linjë tejet moderne të pianos elektrike. Ishte kjo perla e fundit për Atlantic Records, nga e cila shkëputet në fund të Viteve Pesëdhjetë për të kaluar me shtëpinë muzikore ABC- Paramount.

 

Në fillim të Viteve Gjashtëdhjetë krijon Unchain My Heart e Hit the Road Jack, dy gurë kiloemtrikë që do të çonin në të ultra të famshmen Georgia On My Mind të cilat do të ishin tejet fitimprurëse për këngëtarin. Pas një eksperimentimi në fushën e muzikës country (I Can't Stop Loving You) shkruan këngë të emocioneve të jashtëzakonshme si You Are My Sunshine, Take These Chains from My Heart, e Crying Time. Në vitin 1965, megjithatë, Rei Çarls ishte i detyruar të ndalej. Problemet e drogës do ta mbanin atë larg skenave të muzikës. Rikthimi pas një viti do të ishte i dhimbshëm dhe me vuajtje. Ai braktis fushat e muzikës soul e të muzikës rok në favor të një maniere të muzikës pop të orkestruar ndoshta me një përkryerje të tejskajshme. Në vitin 1980 ai mori pjesë në filmin "The Blues Brothers", filmin kult të Xhon Belushit (John Belushi) tonë të famshëm, film që e rikonfirmoi përsëri figurën madhështore të Rei Çarlsit. Në vitet e fundit ai kishte shmangur daljet në publik.

Me zërin e tij bariton, Rei Çarls ishte i zoti të kalonte nga hite të tilla elegante (saucy) si "What'd I Say?" tek ato të trishtuara ("Hit the Road, Jack" ) deri tek ato të përvajshme (plaintive ) si "Georgia on My Mind" dhe tek ato pasionale (impassioned ) si "America the Beautiful". Pamja e tij me syzet e zeza, me kostumet e tij të mrekullueshme, ai u bë i njohur në çdo skenë të botës. Për shumëkënd ai ishte "Father of Soul Music", pra (Babai i Muzikës Soul) duke harmonizuar rhythm-and-blues, jazz e gospel. Muzika gospel, pra muzika kishëtare, të cilën ai e dëgjoi qëkur ishte fëmijë, duke e ndërthurur me prirjet e tjera të muzikës së kohës, krijuan individualitetin e tij. Ai kishte një zë të fuqishëm, të ashpër dhe një energji të pashterëshme që nga ditët e para deri në daljen e fundit të tij në publik vitin e kaluar në Birchmere, Aleksandria. Ai u bë fytyra e kompanive më të mëdha prodhuese të mallrave, midis të cilave Pepsi. Në vitin 1986, në Kennedy Center Honors, ai u quajt "një nga këngëtarët më të respektuar të brezit të tij, pioneri që shpartalloi barrieriat midis stilit laik dhe atij fetar të këngës, midis muzikës së zezë pop dhe muzikës së bardhë pop."

 

Gjatë gjashtëdhjetë vjetëve të karrierës së tij, Çarlsi arriti të jetë përkrah legjendave të tilla si Frank Sinatra e James Brown në të gjitha fushat. I tunduar nga të gjitha llojet e muzikës, ai thoshte se i zgjidhte me zemër ato dhe, kur e ndjente se duhej bërë, ai i shkrinte mes tyre. "Unë këndoj me gjithë shpirtin, prandaj kur këndoj unë shpreh veten time," thoshte ai. I zbuluar nga një pronar kafeje në vitet e para të fëmijërisë, ai do të bëhej një muzikan profesionist në moshën 18 vjeç kur do të bënte ture me grupet muzikore më të famshme të kohës. Ndërkaq do të bënte ndryshime në emër, duke u thirrur vetëm Rei Çarls dhe jo Rei Çarls Robinson, sepse publiku atëherë e ngatërronte me boksierin e famshëm Sugar Ray Robinson.

 

Në mënyrë të pashmangshme, gazetarët do ta pyesnin Rei Çarlsin për tendencat e tij kameleonistike në muzikë, duke shkuar nga muzika bluz te ajo kantri, nga muzika xhaz te ajo pop. Ai përgjigjej thjeshtë dhe bindshëm: "Shikoni këtu, ta pranojmë, muzika është mirë është muzikë e mirë," thoshte ai në një intervistë në The Washington Post në vitin 1983. "Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se e mira është gjithmonë e mirë. Unë nuk dua t'ia di nëse është Beethoven, Chopin, Rachmaninoff. Vlerat e përcaktojnë muzikën." Në një intervistë tjetër ai thoshte: "Muzika është me ne gjithë kohën. Dhe ajo do të jetë gjithmonë edhe kur Rei Çarls të ketë vdekru. Unë dua thjeshtë të lë gjurmën time në muzikë, të lë diçka muzikore të mirë pas vetes sime. Nëse kjo muzikë do të jetë një kujtim i mirë për mua, atëherë do të thotë se kam arritur diçka." Rei Çarls u martua dy herë dhe të dyja martesat e tij përfunduan me divorce. Nuk dihet në të vërtetë sa fëmijë ka lënë pas vetes. Besohet se ai është mbijetuar nga të paktën 12 fëmijë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Forbes: Anzhelinë Zholi është artistja më potente e Hollivudit (06.04.2009)
Xhinxhi Roxhers ose jeta e dyfishtë e "Mëkatares së Madhe" (05.31.2009)
Elizabetë Teilor doli nga spitali (05.27.2009)
Turmat e paparacëve nuk i ndahen Naomi Kempbellit as në kroçiera (05.24.2009)
Anzhelinë Zholi mbretëron edhe Kanën (05.21.2009)
Vudi Alen fiton gjyqin $5 milionë për shfrytëzim imazhi (05.19.2009)
40 vitet e para të sfidantes legjendë hollivudiane Keit Blanshet (05.15.2009)
Alli Sims këndon këngë malli për Britney Spears (05.14.2009)
Dean McDermott i blen të shoqes në çdo përvjetor martese një unazë të re (05.12.2009)
Mia Farou është e dëshpëruar që i dha fund grevës së urisë (05.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]